Shikojeni pamjet se si një shqiptar parandalon sulmin e armatosur në një diskotekë në Francë

Diaspora

Shikojeni pamjet se si një shqiptar parandalon sulmin e armatosur në një diskotekë në Francë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 18:16
Pamje nga videoja

Mbrëmë pas ndërrimit të moteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.

Por, pas orës 04:00 dikush kishte arritur të dera e diskotekës i armatosur e që sipas pamjeve ka tentuar të kryente sulm.

Janë shqiptarët ata që e parandaluan më të keqën duke intervenuar në lokalizimin e të dyshuarit që posedonte kallashnikov.

Shqiptari Bujar Muli që jeton dhe vepron në Francë, shihet duke e ngrehur zvarrë të dyshuarin e armatosur derisa aty nuk vonon edhe policia paraqitet në rast.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por fal Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, ka shkruar Muli sipër videos që e ka postuar në profilin e tij në Fb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat