Arrestohet 24-vjeçarja shqiptare, vrau italianin duke e ...

Diaspora

Arrestohet 24-vjeçarja shqiptare, vrau italianin duke e ...

Më: 4 janar 2019 Në ora: 19:26
Vendi ku u gjet viktima

Një e re shqiptare është vendosur në pranga mëngjesin e kësaj të premteje nga policia italiane. Mediat fqinje bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aurela Perhati, 24-vjeçe. Ajo akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta.

Ky i fundit u gjend i pajetë më datë 1 janar, në një fushë në komunën Ovada të provincës së Alessandrias. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Perhati, ndonëse me vështirësi, ka pranuar se e ka marrë me makinën e saj viktimën dhe se e ka shtypur me mjet pasi e ka çuar në një fushë.

Karabinierët i janë drejtuar shqiptares 24-vjeçare pasi në xhupin e viktimës, Massimo Garitta, u gjend i stampuar numri i marmitës së makinës “Lancia Y”. Duke u kufizuar kështu kërkimi, ata konstatuan më tej se gjurmët e gomave të makinës së Aurela Perhatit ishin të përputhshme me ato të gjetura në vendngjarje.

E reja ndodhet momentalisht në paraburgim në Vercelli, në pritje të masës së sigurisë. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, por paraprakisht hetuesit kanë hedhur hipotezë se midis shqiptares dhe italianit mund të ketë pasur lidhje dashurore.

Aurela Perhati raportohet se jeton prej shumë vitesh në Ovada, ku edhe punonte si shitëse në një dyqan këpucësh. Viktima jetonte po në të njëjtën komunë. Massimo Garitta njihet në Ovada si një person i varur nga droga dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat