Gjendet një trup i pajetë, dyshohet i një shqiptari të zhdukur në Itali

Diaspora

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet i një shqiptari të zhdukur në Itali

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:49
Itali

Mister me gjetjen e një trupi të pajetë në një banesë të shekullit të XVIII në Senago të Milanos në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktima duhet të ketë të paktën 5 vite që ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake rezulton që skeleti i gjetur është i seksit mashkull i moshës midis 35 dhe 45 vjeç.

Viktima mund të jetë shqiptar, shkruajnë mediat vendase, i cili u zhduk nga Genoa para disa vitesh. Hetuesit janë duke kqyrur një sërë emrash të personave që janë raportuar të zhdukur para 5 vitesh. Krahasimi i periudhës së zhdukjes me kohën kur viktima ka humbur jetën, si dhe ekspertiza e thelluar mjeko-ligjore, do të bëjnë të mundur identifikimin e trupit.

Nga verifikimet e deritanishme ka dyshime që skeleti t’i përkasë pikërisht një shtetasi shqiptar. Por hetuesit nuk janë nxituar të japin emra deri në verifikimin e plotë të këtij rasti. Pranë skeletit u gjetën edhe një xhaketë, një kapele dhe disa çorape, Edhe këto veshje do të analizohen. Mbetet për t’u përcaktuar gjithashtu nëse viktima është vrarë apo ka humbur jetën nga shkaqe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat