Fermë droge në Angli, dy shqiptarë në pranga, i treti në arrati

Diaspora

Fermë droge në Angli, dy shqiptarë në pranga, i treti në arrati

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:58
Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri.

Dy shqiptarë janë arrestuar pak ditë më parë në Angli dhe po përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një i tretë është ende në kërkim nga policia. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Ata u vunë në pranga për akuzën e prodhimit dhe  rritjes së lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve, autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët. 

Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Image

Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.

“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie.

Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat