Itali, kapen 558 kg drogë, 14 në pranga mes tyre edhe shqiptarë

Diaspora

Itali, kapen 558 kg drogë, 14 në pranga mes tyre edhe shqiptarë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:19
Ilustrim

Pas një operacioni të Guardia di Finanza sot në Firence janë sekuestruar 540 kg marijuanë dhe 18 të tjera kokainë.Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar 14 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Sasia e drogës trafikohej me anë të autobusëve të linjës së një shoqërie transporti me qendër në Milano dhe më pas transportohej nga Holanda e Belgjika. Pas këtij intinerari, kjo sasi mbërrinte në Milano duke u shpërndarë në rajonin e Lombardisë.

Sipas mediave italiane, truri i këtij grupi trafikantësh ishte një shqiptar me banim në qytetin Prato, ndërsa një nga të arrestuarit rezulton i lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta. Hetimet e antidrogës italiane kanë vërtetuar rreth 17 episode të trafikimi të drogë. Droga që hynte  nga Holanda në Belgjikë mendohet se origjinë kishte Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat