Shkatërrohet organizata mafioze që terrorizonte biznesin, një prej drejtuesve shqiptar

Diaspora

Shkatërrohet organizata mafioze që terrorizonte biznesin, një prej drejtuesve shqiptar

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Viterbos nën drejtimin e Departamentit të Përgjitshëm të Antimafias ka ekezekutuar urdhër arrestime ndaj 13 personave; 11 me burg dhe  2 në arrest shtëpiak të akuzuar si anëtarë të një organizate mafioze kriminale që vepronte në territorin e provincës së Viterbos.

Akuza ndaj tyre janë pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje, etj.

Ky grupim kriminal nën drejtimin e shqiptarit Isamil Rebeshi, i cili njihej me nofkën "Ermal" dhe të italianit  Giuseppe Trovato i thirrur "Peppino", anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta, kishte terrorizuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos.

Me anë të metodave mafioze ata kishin vënë nën kontroll këtë territor për trafikimin e lëndëve narkotike si dhe kishin përvetësuar me metoda të dhunshme disa sektorë të ekonomisë si bizneset e shitblerjes së floririt si dhe disa lokale nate.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur në dhjetor të 2017 e kanë vërtetuar mbi 50 episode të dhunshme të kryera nga ky grupim si kërcënime ndaj sipërmarrësve të zonës, djegje makinash mes të cilave dhe automjetet e dy punonjësve të policisë, letra kërcënuese me jetë e koka kafshësh të prera të hedhuar në dyqanet e tregtarëve që nuk pranonin të paguanin.

Shqiptari Ismail Rebeshi është një person mjaft i njohur nga policia italiane e me disa precedent penal në trafikun e drogës.

Ai është arrestuar për herë të fundit në nëntor të 2018 me akuzën e trafikut të mbi 85 kg heroinë e kokainë nga Siria e Shqipëria drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat