Kryesia e “Papa Klementi XI Albani” në Suedi ngushëllon familjen Daci

Diaspora

Kryesia e “Papa Klementi XI Albani” në Suedi ngushëllon familjen Daci

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:34
Arian Daci dhe Hysen Ibrahimi

Kryesia dhe anëtarësia e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, ndjejnë dhimbje të madhe për ndarjen nga jeta të Arian Dacit, zëvendësministër i Mërgatës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës. Vdekja e tij në moshë kaq të re, është humbje e madhe për familjen e tij, për Kosovën. Është humbje e madhe, në veçanti për mërgatën shqiptare, për të cilën ai pati kujdes të veçantë.

Në takimin tonë të fundit më 20 korrik 2018, Arian Daci, na kishte kërkuar bashkëpunim më të madh me përfaqësues të mërgatës, në mënyrë që përvojën dhe dijën e secilit ta kthente në Kosovë. “Kosova ka nevojë për mërgatën tonë, o sot o kurrë”, na pati thënë në atë takim Arian Daci, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

E nderuara familja e Arian Daci,

I nderuar Kryetar i Akadamisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Nexhat Daci,

Kolegë e bashkëpunëtorë të tij,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë humbje të madhe!

Arian Daci, djali i akademik Nexhat Daci, ka humbur jetën nga një ortek, sot në Brezovicë.

U prehtë në paqe shpirti i tij,

Sinqerisht,

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat