Janarët e dhimbjeve krenare

Diaspora

Janarët e dhimbjeve krenare

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:03
Fotografi nga Manifestimi në Malmë, Suedi

Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi,mbrëmë mblodhi shumë veprimtarë të shoqatave shqiptare dhe personalitete të shkollave shqipe e tësociacioneve të organizuara të bashkëkombasëve tanë që jetojnë e veprojnë në këtë shtet skandinav. Në ambientet e kësaj qendre, në Malmë, u mbajt Akademia trdicionale ”Flaka e Janarit” me qëllim të përkujtimit të heronjëve dhe personaliteteve të shquara tona kombëtare që janë vrarë nga armiqte apo kane vdekur nga vdekja natyrale pikërisht në janar.

Manifestimin, me një fjalë përshëndetëse,  e hapi Dr Muhamet Shatri, koordinator i kësaj qendreje, i cili, duke përshëndetur pjesëmarrësit,  tregoi qëllimin e kësaj akademie. Ai me këtë rast, falenderoi edhe bashkëkombasit nga Suedia për kontributin e dhënë me vite për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, për dhënjen e ndihmave materiale për atheun dhe për mbështetjen e gjitmbarshme në rrugëtimin për çlirim dhe pavarsim të Kosovës.

Pjesëmarrësit i përshëndetën edhe Muharrem Binaku, kryetar i Shoqatës ”Dardania IF” nga Borosi dhe Jusuf Topila nga Lidhja e Shoqatave ”Iliria”si dhe u lexuan disa telegrame përshëndetëse që pjesëmarrësve të kësaj akademie i kishin ardhur nga ambasadat, asocacionet dhe individët nga Suedia e nga Danimarka.

Referatin kryesor në këtë akademi e paraqiti magjistri i historisë Muhamet Muriqi, i cili u përcoll me vëmendje nga të pranishmit.

Image

Pasifoli se ky manifestim nisi në Gjilan para shumë vitesh, Muhamet Muriqi tha se u pagëzua si "Flaka e Janarit" sepse në këtë muaj ishin martirizuar apo kishin rënë heroikisht ndër ermat më të shquar të kombit, si Skënderbeu, Isa Boletini, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, presidenti historik Ibrahim Rugova si dhe shume atdhetare qe luftuan për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar.  Në janar pra, jane vrarë nga armiqte apo kane vdekur nga vdekja natyrale shumë personalitete te rendesishme te kombit shqitare.

Një pjesë të referatit të vetë, ai  ia kushtoi veprës dhe biografisë së vëllezërve Gërvalla dhe bashkëveprimtarit të tyre, Kadri Zekës. Ai vlerësoi se që në moshë të re,këta të tre,  në kohën më të duhur u inkuadruan në ngjarjet e çështjes kombëtare duke ju përkushtuar me besnikëri në mënyrë aktive dhe me tërë qenien, veprimit patriotik shqiptar, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare dhe çlirimin e trojeve tona të cilat ndodheshin në rrezik të madh në atë kohë.  Ata vepruan në atdhe dhe në mërgim, ishin ne krye të veprimtarive kombëtare, prandaj si të tillë edhe ishin në shëndjestër të regjimit të athershëm jugosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Keshtu pr 17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë mizorisht vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 37 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për gjithe kombin shqiptare, nënvizoi Muriqi.

Image

Gjatë muajit Janar, përpos vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekes, kanë rënë heroikisht apo kanë vdekur ndër emrat më të shquar të kombit, si Skënderbeu, Isa Boletini, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha si dhe presidenti historik Ibrahim Rugova.

I pari dhe me i njohuri ne mes te ketyre personaliteteve eshte Heroi yne kombeter, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu i cili vdiq me 17 janar te vitit 1468 ne Lezhe, nënvizoi Muhamet Muriqi. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Personaliteti tjeter i rëndësishem që na e mori janari është trimi, atdhetari dhe luftetari i njohur për liri dhe pavarësi Isa Boletini. Pastaj ne vitin 1984, me 12 janar, ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë dy figura shume të njohura te historisë se re te Kosoves, heronjet e Kosoves, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Sakrificat dhe vrasjet në janar te personaliteteve qe lane gjurme te pashlyera ne historine e Kosoves vazhdojne me tre deshmoret dhe heronjet e Kosovës, themeluesit dhe nder luftetaret e pare të Ushtrise Ҁlirimtare te Kosoves, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen. Heronjët e Kosoves Zahir Pajaziti, Ha kif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht me 31 janar te vitit 1997 në ballafaqim me forcat serbe qe u kishin vënë pritë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Image

Po në janar, të vitit 1999 ndodhi një ndër masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë, Masakra e Reçakut.

Janari na e mori edhe presidentin e parë të Kosovës apo te Dardanisë si ai kishte deshirë ta quante, Ibrahim Rugovën. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës  Ibrahim Rugova është quajtur edhe “Presidenti historik” dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës, tha mes tjerash në referatin e tij Muhamet Muriqi.

Për figurat dhe veprën heroike të heronjëve të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, një fjalë me fakte dhe të dhëna historike paraqiti Musafë Bajramaj, anëtar i UҀK-së dhe pjesëmarrësnga Suedia  i luftës së fundit në Kosovës. Kurse për disa aspekte të veprimtarisë atdhetare e politike të Jusuf Gërvallës, foli Ismail Rugova.

Pas pjesës akademike që u përcollë me vëmendje dhe interesim, manifestimi në Malmë përfundoi me pjesën kulturore. Grupi i rapsodëve i udhëhequr nga Dervish Kuqi, pastaj rapsodi Haxhi Haxhijaj dhe solisti Lulzim  Rama, interpetuan disa këngë patriotike.

Këtë manifestim e moderoi suksesshëm Qerim Kryeziu.

Manifestimet e këtilla, në të cilat përkujtohen personalitetet e shquara të kombit shqiptar dhe ku nderohen veprat e tyre atdhetare janë më se të duhura për diasporën tonë  dhe bashkekombasit kudo që ata janë dhe veprojnë. Prandaj kontributi i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi dhe koordinatori i saj Dr Muhamet Shatri është për tu përshëndetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat