Grushtohet nga burri. Shqiptarja del në mes qytetit me 2 vajzat e mitura, lutet për ndihmë

Diaspora

Grushtohet nga burri. Shqiptarja del në mes qytetit me 2 vajzat e mitura, lutet për ndihmë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Një ngjarje e shëmtuar me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Itali.

Një grua shqiptare është goditur me grushtë si dhe me një smartphone gjatë ditës së djeshme nga bashkëshorti i saj gjithashtu shqiptar, në Cardito të Napolit.

Karabinierët thanë se dhuna ndaj gruas kishte zgjatur për një muaj.

Sipas mediave italiane gruaja shqiptare kishte shkuar në Itali kohët e fundit, ndërsa mësohet se  çifti ka dy vajza mitura të moshave 4 dhe 6 vjeç.

Pasi mori goditjet gruaja priti që burri i saj të shkojë në punë, dhe më pas ka dalë në rrugë me dy vajzat e mitura, duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët që kanë thirrur policinë.

Pasi ngjarjen e morën në dorë autoritetet përkatëse, gruaja shtruar në spital, ndërsa fëmijët e saj u janë besuar shërbimeve sociale.

Ngjarja vijon të jetë nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat