Kokainë dhe kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Diaspora

Kokainë dhe kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim```

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane të Ragusa, të kapur me 1 kilogramë kokainë dhe 50 kilogramë hashash.

Njëri prej shqiptarëve, rezultonte i shpallur në kërkim më herët, i dënuar me 3 vite burg për një krim të kryer në provincën e Romës.

Shqiptari për ti shpëtuar kontrolleve, mbante një kartë identiteti greke false.

Hetimet ndaj shqiptarëve të arrestuar këtë të premte janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.

Për shkak se hetimet vijojnë, nuk bëhen me dije identitetet e të arrestuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat