Qeni antidrogë i bën “gropën” tre shqiptarëve në Itali

Diaspora

Qeni antidrogë i bën “gropën” tre shqiptarëve në Itali

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Qeni antidrogë

Policia italiane e Raguzës ka arrestuar tre shqiptarë, pasi u kapën me një sasi prej 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.

Shqiptarët e arrestuar janë, Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.

Droga ishte fshehur në një shtëpi në Vittoria. Qentë anti-droge gjatë patrullimit të zonave të jashtme pranë vilës, kanë zbuluar gjithashtu praninë e drogës brenda një automjeti të parkuar.

Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro. Ndërsa një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime të tjera të kryer në Romë.

Po ashtu njëri prej të arrestuarve lëvizte me kartë identiteti greke të falsifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat