Arrestohet “skifteri” shqiptar pas përleshjes me policinë

Diaspora

Arrestohet “skifteri” shqiptar pas përleshjes me policinë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Arrestohet një tjetër shqiptar në Itali. Mediat vendase raportojnë se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik G, 37 vjeç, me kombësi shqiptare dhe pa strehim në Itali.

Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë.

Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat