E dhimbshme: Ndërroi jetë shqiptari në Gjermani, vëllau i vetëm i shtatë motrave

Diaspora

E dhimbshme: Ndërroi jetë shqiptari në Gjermani, vëllau i vetëm i shtatë motrave

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Xhemil Maksuti

Kur dhimbja nuk ka përshkrim:

Shipkovica ime sot pat një ditë të rëndë, e mbuloi me dhe, fytyrën engjëllore të 23 vjeçarit Xhemil Maksuti vëllau i vetëm i shtatë motrave! Xhemili ishte një djalë i mrekullueshëm, i qetë, i sjellshëm dhe shumë i ndershëm por, jeta e kishte sprovuar rëndë, ai ngeli pa baba që në moshë të re, andaj jeta për të ishte dyfish më e vështirë, filloi duke punuar që në moshë te re, t’i sigurojë familjes një jetë normale, çfarë mund të punonte këtu, kamarier në çajtoren e fshatit, vazhdoi për të provuar që të gjejë një punë më të mire, kaq ofron Tetova, aspak nuk ofron Maqedonia rinia në këtë shtet ndjehet fjatore çdo ditë, pse është pjesë e tij!

Si të gjithë të rinjtë e tjerë që, fatkeqësisht janë lindur në Maqedoni edhe Xhemili pas shumë tentimesh provoi për një jetë më të mire në Gjermani, pa e ditur se mundësia e tij për një jetë me të mire do t’ia shuante jetën!

E dhimbshme për ta pranuar. Ai u zgjua në ora 4 të mëngjesit, u rregullua për në punë dhe me nxitim që të mbërrijë në ora 6 për të startuar punë por, në atë rrugë të kobshme ai gjeti vdekjen!

Kjo është kur dhimbja nuk ka përshkrim… Kjo është situate e vështirë me të cilën ballafaqohen të gjithë në Maqedoni, e një pjesë e shqiptarëve kanë humbur jetën gjatë vozitjes rrugëve të gjata të mërgimit, në vajtje apo në ardhje, për një qëllim, për një jetë më të mire! Në ç’shtet të ligë jetojmë, për një jetë normale duhet larguar nga ky vend!

Dhimbja e Xhemilit më ka thyer zemrën!/Liridona Vejseli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat