U kërcënua me vdekje dhe me djegie ia gdhendin shkronjën “U” shqiptares nga Zara, ja reagimi i ministres kroate

Diaspora

U kërcënua me vdekje dhe me djegie ia gdhendin shkronjën “U” shqiptares nga Zara, ja reagimi i ministres kroate

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:25
Pamje nga djegia e shqiptarës

Në Shkollën ekonomike-biroteknike dhe tregtare të Zarës në Puntami, të mërkurën, një nxënës i klasës së parë me një mjet të nxehtë në trajtë të shkronjës "U" (simbol për ustashët, formacion ushtarak kroat profashist e nazist nga Lufta e Dytë Botërore - v.j) ia ka vulosur shenjën një kolegeje e një kolegu. E gjitha ka ndodhur në klasë gjatë orës së mësimit. Vajza ka pësuar djegie në dorë, ndërsa djali në qafë.

Çuditërisht, maltretimi, përveç "gdhendjes" së simbolit ustash në dorën e vajzës shqiptare, përfshinte edhe detyrimin që t'i japë para, ndërsa djegia për drejtorin e shkollës "nuk është ndonjë incident sa për ta informuar policinë", thekson shkrimi.

Drejtori Joze Dragiq thotë se "nuk ishte ndonjë incident i madh", prandaj nuk e kanë ftuar policinë, ndërsa fëmijët janë pajtuar të nesërmen, kurse djaloshi që kishte bërë këtë vepër të keqe ka kërkuar fjale. Por i ati i nxënëses së sulmuar pohon se ky nuk ishte sulmi i parë ndaj fëmijëve të tij dhe kjo ndodh vetëm pse ata janë shqiptarë. E duket se nuk është e saktë as që fëmijët janë pajtuar.

Ministrja kroate e Shkencës dhe Arsimit, Blazhenka Divjak ka deklaruar për media kroate “Hina” se deklaratat e drejtorit të Shkollës Ekonomike –Biroteknike në Zarë rreth incidentit të vulosjes së shkronjës “U” është e pashembullt.

Ajo këtë e theksoi lidhur me rastin e dhunës ndërmjet nxënësve në Zarë, ku vajzës me prejardhje shqiptare i ishte vulosur shkronja “U” dhe i ishte djegur xhaketa, me këtë rast ajo ka dënuar ashpër të gjitha deklaratat me të cilat diskriminohen nxënësit, transmeton gazeta “Bota sot”.

Duke komentuar rastin kur nxënësi i shkollës Ekonomik-biroteknike me maje të shkrepëses i ka vulosur shkronjën “U” shoqes së klasës, drejtori i kësaj shkolle Kozo Dragiç ka thënë se nuk bëhet fjalë “ndonjë vepër të veçantë të rëndë” dhe se ka qenë në pyetje vetëm “lojë fëmijësh”.

Deklarata e drejtorit në Zarë për rastin e dhunës ndërmjet nxënësve është e pashembullt. Posaçërisht për faktin se ai është përgjegjës për rregullin dhe punën profesionale në institucionin shkollor", ka thënë ministrja Divjak, për Hina.

“Këto incidente ‘të vogla” po ndodhin prej se shkollat kanë nisur të regjistrojnë nxënësi në programe të veçanta individuale, përkatësisht si tha "nxënës me vështirësi në zhvillim".

"Dënoj ashpër të gjitha deklaratat me të cilat diskriminohen nxënësit në bazë të programit që ndjekin. Në sistemin tonë të gjithë nxënësit janë të njëjtë dhe barabartë, ndërsa drejtorët janë të obliguar të ruajnë dhe forcojnë sistemin arsimor", ka thënë Divjak, i cili njoftoi se ministria ka dërguar inspektorët arsimor në lidhje me rastin, ku është angazhuar edhe policia.

Kryeshefi i policisë kriminale në Zarë, Boro Mrshiq në takim me gazetarët theksoi se "ekipi profesional i shkollës është kyçur në lidhje me rastin", pas hetimit do të njoftohet qendra për punë sociale dhe prokuroria.

Ai ka thënë se rreth rastit ka mësuar nga mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat