“Miratoca Jonë” nga Diaspora merr përsipër: Dënimin për flamur e paguajm ne

Diaspora

“Miratoca Jonë” nga Diaspora merr përsipër: Dënimin për flamur e paguajm ne

Nga: Kushtrim MALIQI Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Flamuri në xhami, për të cilin është shqiptuar dënimi

Shoqata humanitare “Miratoca Jonë” e cila vepron në diasporën shqiptare, kryesisht në Zvicër,me të dëgjuar për gjobën të cilën e ka marrë xhamia e fshatit në Komunën e Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtarë, janë shprehur të gatshëm që ta shlyejn ata borgjin.

Në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës në xhamin e fshatit me rastin ditës së flamurit, fshatarët kanë vendosur flamurin kombëtarë, pas disa muajsh, saktësishtë sot, kryetari I xhamis pas faljes së namazit të “xhumasë” ka dal para xhematit dhe u ka kumtuar lajmin se janë dënuar me 50 000 dinarë (400 euro) xhamia si institucion si dhe 5 000 dinarë (40 euro) hoxha si person përgjegjës.

Mentor Agushi i cili jeton e punon në Zvicër, anëtarë i shoqatës i ka thënë “Bota Sot” se “Sigurishtë se e kemi marrë përsipër ta shlyejm këtë gjobë, i falemderoj të gjithë anëtarët të cilët kanë shprehur gatishmërinë pa asnjë fije dyshimi. Është obligim i joni moral, që vëllezërit tanë atje në kësi raste ti përkrahim”.

I kontaktuar nga “Bota Sot” kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Ragmi Mustafa e ka dënuar këtë akt duke thënë se “I kontaktuar nga “Bota Sot” kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Ragmi Mustafa e ka dënuar këtë akt duke thënë se “Edhe pas kaq vitesh, Beogradi nuk po heq dorë nga mënyra e saj e funksionimit, apo më mirë me thënë mos funksionimit të demokraciës në raport me pakicat. Këtë çështje e kemi ngritur edhe më herët, por duhet ta kemi parasyshë Beogradi nuk është i interesuar të ketë raporte të mira me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo tregon vetëm për nevojën e madhe për paqe, dhe se nuk heqim dorë nga identiteti ynë dhe ajo çfarë jemi në të vërtet.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat