Dalin fotot, kush është shqiptari që u masakrua në aksidentin e rëndë

Diaspora

Dalin fotot, kush është shqiptari që u masakrua në aksidentin e rëndë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Manuel Toska

Foto e mëposhte i përket 20 vjeçarit shqiptar Manuel Toska, i cili mëngjesin e sotëm humbi jetën në mënyrë tragjike për shkak të një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën që lidh Gallipolin me Sannicolan në Salento të Italisë. I riu po udhëtonte në makinën e tij “Alfa 147” në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në fushë. Makina është rrotulluar si dhe në fund ka goditur një pemë ulliri. Banorët kanë dërgjuar zhurmën e makinës dhe kanë lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht asgjë s’mund të bëhej për të shpëtuar jetën e të riut, Manueli kishte vdekur.

20 vjeçari punonte shitës në një supermarket në Sannicola kurse për të jetuar qëndronte në Salento së bashku me familjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat