Vlera letrare të diasporës shqiptare: Afërdita Xani

Diaspora

Vlera letrare të diasporës shqiptare: Afërdita Xani

Nga: Baki Ymeri Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:45
Afërdita Xani

Afërdita Xani u lind në Skenderaj të Kosovës në vitin 1982. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse Shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega Filozofisë. Me shkrime letrare, kryesisht poezi, muzikë dhe aktrim është marrë që nga bankat e shkollës fillore. Krahas shkollimit të mesëm, Afërdita ka qenë pjesë e disa grupeve të ndryshme muzikore në Mitrovicë. Pjesëmarrese dhe fituese e disa çmimeve te koncerteve dhe festivaleve mbrenda dhe jashtë Kosovës. Ka botuar disa poezi në shtypin e kohës. Në Festivalin e X-të Jubilar të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, që mbahet në Suedi, në vitin 2010 poezia e saj me titull ”Dhimbja ime vetëm unë të njoh” është shpërblyer me Çmimin e Parë të Jurisë së festivalit. Afërdita është anëtare e kryesisë të "Rrjeti i femrës krijuese në Skandinavi". Ky rrjet botoi antologjine e parë me titullin "Kolorit poetik". Merret edhe me shkrimin e eseve ku në qendër të vëmendjes ka fatet e njeriut. Është veprimtare e shoqatave kulturore që veprojnë në Malmo dhe rrethinë. Jeton dhe krijon në Malmo të Suedisë.

PRITËM

Do të vij një ditë,
kur lisin e njomë,
Pleqërija,
ta ketë mbuluar!
Kur botë e re,
për ne të nis
Atëherë kur mallin e dhëmbjen,
Lumturija ta triumfojë!
Më prit, unë do të vij,
edhe nëse koha dëshmon harrimin tim.
Më frymën e fundit do të luftoj,
Për ta mbajtur këtë premtim.
Po atë ditë,
hënën do ta lus t´pushoj,
sepse dua vetëm më dritën e diellit,
gjithëçka të shikoj!
Do ta përgjëroj hidhërimin,
atë ditë të më harrojë,
sepse e shpirtin e qetësuar,
dua të gjitha pafundësisht t´í shijoj.

DHIMBJA IME

VETËM UNË TË NJOH!

Mal dhimbjesh,

po rritesh çdo cast,

Oqean vuajtjesh,

në shpirt fort m´ke vërshu.

Po të kaperdijë me heshtje

 e ofshamë t´theksuar,

Plotë mllef e urrejtje,

për këtë torturë jete që jetoj.

Të njoh vetëm unë,

o etje e pashuar,

O oqean fjalimi,

që mbete pa u thënë.

Atë që ndjej,

e di vetëm shpirti im,

Një botë të terë helm,

mbrenda vetës ai po mbanë.

Kjo që ndjehet,

nuk thuhet dot më fjalë,

Kam frikë se një ditë,

do pëlcasë durimi,

Do të perfundoj në marrëzi,

e as Përendia s´do t´më falë.

Oh,pse të njoha pas kohe,

o lumturi e paarritur,

Që më vrull të shpejtë,

jetës kthesë m´i dhe!

Në udhëkryqin e jetës,

mbeta rrugëmbyllur,

Sa më afer të ndjeja,

aq më larg më le!

Lumturi e përjetshme,

m´u shfaqe mes vullkani,

Mes ujërave të turbullta,

që mbysin në thellësi,

Mes ërrësirave të tmerrshme,

dritë kush s´më fali,

Është ky dënim,

që më përcjell në përjetësi.

Të ruaj të mbyllur,

vuajtje e mundimshme,

Nuk dua askush të të zbulojë.

Të ruaj më kujdes,

dhimbja ime e tmerrshme,

Ndoshta koha të shëron!

DALLGËT E KOHËS

Koha ikën me rrëmbim,
sa do të doja të besoja në mrekulli,
dhe një herë të buzeqeshur t'ju shihja,
do t'i jipja sytë e mi.
Sa do të doja të kthehem në kohë,
t'ledhatohem e t'qortohem nga ju të dy!
Më dëshprim shpeshherë lutem:
O Zot më shndërro edhe një herë femijë!

REFLEKTIM

 

Atëherë nuk e dija,

Që koha mëshirë nuk ka,

T´mplakur në pamje ,

E t´vegjël në shpirt na lë.

Atëbotë nuk e dija që koha jetohet, por…

Për t´ kthyer, s´kthehet më.

Sikur ta dija që sekondat ndertojnë,

Vite, dekada e shekuj,

Mendimit tim nuk do i trembesha,

Shpirtin, trishtimi s´kish për t´ma prekur.

 

Do zgjohesha herët pa dalë agimi,

Drita tokën ende pa e pa.

Synimin do ta kisha në diell!

Do fluturoja mbi halle e derte,

E lumturinë ta jetoja në qiell!

 

Do harroja hatërmbetjet,

Më askend s´do mbaja mëni,

Do bartja mbi supe

Qoftë edhe fajet e pabëra,

Vetëm mos t´lëndoja asnjeri.

 

Nuk do më bënte pershtypje,

Edhe pse do më shikonit si të marrë,

Sepse dashuri do jipja

Edhe atëherë kur nuk më ishte kërkuar.

 

Shumë gjëra do ti bëja ndryshe,

E disa nga gabimet do t´i bëja prapë,

S´do perfillja kode e barriera,

Nuk do t´a njihja as fjalën: Ndal!

 

Po t´a dija se jeta ka një Pikë,

Ku do kthehem pas t´shikojë,

Më gjithë qënjen time

Do të doja të jem aty ku isha, por….

Me Përendinë dot nuk luftoj.

 

Sikur ta dija që në këtë udhëtim,

Biletë kthyese ska për të ekzistuar

Do mësoja dhe artin magjik,

Helmin ne shije mjalte

Do ta kisha shndërruar.

 

Ëndrra t´mbrapshta pse më ndiqni?

Dhe më qeshni me ironi,

Sikur doni t´më tregoni,

Se sa e dobët është qënja njeri!

 

Po ta dija sa zgjatë jeta

Vdekjes s´do t’i druhesha dje as sot,

Do fitoja mbi sfidat e mia,

Për botën tjetër s´do shpresoja dot!

 
KUFIRI OSE-OSE

 

Mos më ndjek pas kujtim i egër,

S’dua të të kujtoj,

vrazhdësi që më kaplove mua

dhe popullin tim.

Hije e zezë,

që mbulove jetËn

dhe ëndrrat tona.

Ik nga unë,

trishtim që ende

jeton thellë në qenjen time.

Pse o qjellë,

ishe aq i pameshirshëm atëbotë,

Që çdo ditë,

murmurisje rëndë e më rëndë?

Pse o djellë e ngrohe gjithësinë,

e ne na mbaje n’akull të ngrirë?

Atëbotë të gjithë na patën harruar!

Jetonim për të vdekur,

donim të vdisnim për të jetuar!

NATËS 

 

Natës së qetë,

kaherë i jam lutur:

me bëj yllin tënd të parë.

Më rrëmbe,

në lartësinë e brishtë

ose

hijen ma dërgo në djall.

 

Më humb,

Në errësirën tënde, dhe

asnjëherë mos më kthe!

Më shpjer kudoqoftë

Vetëm gjurmët m’i fsheh!

 

Më mirë një zjarr vullkani

Se një fije zjarri që përherë prek

Më shumë kuptim

Ka një vdekje e heshtur

Se sa një heshtje që çdo çast vret!

 

Më zhyt në fund të detit,

kur stuhisë dot s’i  bëj ballË

Më e drejtë një rrugë amshimi

Se një jetë e tërë pritje e mall!

 

Heshtja fshehurazi vret,

E ditët rradhazi me prejnë në besë

Më mirë një jetë e tërë mashtrim

Se sa një ditë e vetme pa shpresë.

 

Lutjet,

nuk janë dobësi,

Por vijnë nga pafuqia,

që vetëm të fitosh…

Vetmia nuk vjen

nga mungesa e njerëzve

Por kur rrethohesh me njerëz

të cilëve s’mund t’u besosh.

 

LIROHU!

 

Mos u pengo nga ndërrimi i stinëve,

As nga pranverë e vonuar.

Ka shumë nga ato ditë,

Që dielli ka për t’munguar.

 

Ka nga ato orë,

që shekuj kanë për t’u dukur,

Dhimbje e dashuri të mëdha

Që koha shpejt do t’i këtë zhdukur.

 

Po pate forcën dhe guximin

nga litari i frikës të lirohesh

do mbash botën në duar

dhe pendimin s’do ta njohësh!

 

Nëse mohon vetëvetën

Për Parajsën që të është premtuar

i burgosur mbrenda trupit tënd

do të banojë një shpirt i trazuar!

 

Po u bëre rob i paragjykimit

kjo farë veç ankthin mbjell.

Duaje lirinë tënde,

më shumë se frymën që merr!

 

NËNTORI

 

Pse duhej të të prisja ty,

e vetme

Kur një tjetër si unë,

i gëzohej ardhjes tënde?

Në një mesnatë të ngrirë acari,

erdhe në kohën kur

bota më fliste egërsisht,

E retë kishin për qëllim

të ërresonin

çdo hapësirë të kthjellët

gjithandej...

Hapat tu të lehtë

frikësonin dhe lumturonin

njëkohësisht

shpirtin tim të trazuar.

 

Një fund nëntori të akullt,

kur jeta m’i ngjasonte

një ëndrre ankthi.

E pasigurtë nëse

dashuria ime e madhe

të mjafton Ty.

Ti erdhe,

e unë nuk kisha

asgjë për të të dhënë veç

lotit e dashurisë!

Nëntori i atij viti i ngjante,

Trishtimit tim...

QUMSHTI I JETËS

Ç`kuptim kanë jeta e fitimi,
për ata që nuk u munduan?
Edhe mjalti ka shije të hidhur,
për ata që pelinin nuk provuan.
Vlerën ia dijnë lirisë,
vetëm ata që ishin në pranga.
Ata që kurrë nuk vajtuan
nuk e dinë sa bukur tingëllon kënga.

QUMSHTI I KOHËS

Atëherë nuk e dija
Që koha mëshirë nuk ka
T´mplakur në pamje
E t´vegjël në shpirt na lë.
Nuk e kujtoja që koha jetohet, por…
Për t´kthyer, s’kthehet më.

Sikur ta dija që sekondat

Ndërtojnë vite, dekada e shekuj
Mendimit tim nuk do i trembesha
Kurse shpirtin tim

Trishtimi s´kish për t´ma prekur.

FLUTURIMI I KOHËS

Koha ikë më rrëmbim,
sa do të doja të besoja në mrekulli,
dhe një herë të buzeqeshur t'ju shihja,
do t'i jipja sytë e mi.
Sa do të doja të kthehëm në kohë,
t'ledhatohem e t'qortohem nga ju të dy.
Më dëshprim shpesherë lutem:
O Zot më shndërro edhe një herë fëmijë!

BËJ DHE TI NJË LUTJE 

Në mënyrë tënde prej engjulli
Bëj dhe ti një lutje
Tek zoti një rrëfim
Fol nga zemra jote kristal
Betohu se nuk ke asnjë faj.
Me shpirtin tëndë të madh 

Në trupin e vogël,
Më ndihmo ti o engjull
Tani kur botën e kam kundër,
E fati më bëri lodër.
Bëj edhe ti një lutje të vogël 

Për ëndrrën tonë të madhe.

 

DIELLIT

 

Më ndriçove një natë vjeshte

Rrezet e tua me kanë verbëruar, 

Ngadalë po e shkrij dhe vetën time

Por s´po gjej mënyrë për t´u afruar.

 

Pse me njohe me ngrohtësinë tënde

Kur e dije që stina të iku, mbaroi

Pse më  bëre që në prag dimri,

Për një verë të zjarrët të ëndërroj?

 

Drita jote netët m’i zgjati

Rob i pritjeve jam shndërruar,

E ç’farë do të mund të shpresoj tjetër

Kur në diell vjeshte kam besuar?

 

HIJES TËNDE

 

Kur natyra

Fhëmbjen në shpirt ta qëndis,

Mjerimi është fjalë e vogël

E loti luks i madh.

 

Nuk të ngushëllon

As rast i ngjashëm…

 

Të të mëshirojnë,

E ke neveri

Dhëmbja të shkruan në ballë

Edhe kur rrejshëm 

Vetes i buzëqesh.

 

Buzëqeshjen tënde kurrë

Asgjë nuk ta kthen!

Ndjehen të papushtet

Ata që plagën provojnë ta mjekojnë.

 

E plagosur nga fati,

Në duart e askujt 

S’është lumturia jote.

Ti je vetëm hija jote,

Peng i kësaj bote.

 

Dhe gjithë kjo vetëm pse

Çasti më fatlum i një femre 

Per ty siç duhet nuk shkoi…

Aq vrazhdë ai çast të tronditi

E diellin përgjithmonë ta errësoi. 

 

Ku të kërkoje shpëtim

E goditur nga universi.

Rrufeja për tokë të rrëzoi,

U ngrite tashmë qenje e tjetërsuar

Me një barrë të rëndë

Që natyra ta ka ngarkuar. 

Me plagën që do ta bartësh në varr!

  MELODI E SHPIRTIT  

Mos fajëso vetën për vendimet,

Që mirë i ke menduar.

As baroti nuk merr flakë,

Zjarri pa e provokuar.

Kur dy zemra që u thyen,

Provojnë rrugën e pajtimit,

Shumë gjëra duhet thënë,

E shumë tjera i lihen harrimit.

 

Mos beso në njerëz,

Që flasin pa menduar.

Janë si një mot vjeshte që murmurin,

Shi pa lëshuar.

 

Po deshe më shumë seç duhet,

Mos pyet njerzit pse largohen.

Se edhe barërat ne dozë të tepruar,

Nga ilaçi në helm shndërrohën.

 

Dhe gjuajtësit më të mirë,

Jo në shenjë gjithmonë kanë qëlluar.

Mos u ligështo nga dështimet,

Se më shumë ke për t’u forcuar .

Bima thahet nga mungesa e ujit,

Por edhe nga lagështia. 

Njeriun nuk e bën të lig vetëm varfëria,

Por edhe pasuria.

 

Atyre që të lënduan,

Mëri mos i mbaj.

Dije se varfëri në shpirt

Djalli iu ka falë.

I gëzohen pafatsisë tënde,

Rriten e hapërohen,

Mëshiroji të gjorët,

Mendojnë se kështu pasurohen. 

 

Ç´kuptim do të kishin netët

Po mos të ishin ditët, 

Sado e arsyeshme,

Ndarja është gjithnjë e hidhur.

As Dielli s´do kishte kuptim,

Po mos të shkonte kah përendimi,

Edhe loti shijon ëmbël,

Kur rrjedh nga gëzimi.

 

Ç`kuptim ka fitimi,

Për ata që nuk u munduan, 

Dhe mjalti ka shije të hidhur

Për ata që pelinin nuk provuan.

Vlerën ia diijnë lirisë

Vetëm ata që ishin në pranga 

Ata që kurrë nuk vajtuan 

Nuk e dinë sa bukur tingëllon kënga.

 

MUNGESËS SATE

 

Pranverë e këputur nga rrugë e gjatë,

Vjen e heshtur në kujtime mbytur.

Dimër i akullt me shtërngatë,

Shpirtin po ma gjen të humbur.

Nuk ka stinë që ty në jetë të kthen,

Këtë gjë pa dyshim e di,

Dhe kurrë nuk gjeta me atë gëzimin,

Rrugës që më shpjer në shtëpi.

Seç kam mall për atë zë të butë,

Që aq miqësisht dinte të të këshilloj

Kush e di sa mijëra hërë kujtova, 

Historitë që më ke tregua.

Sa herë netët i kam lutur

Që në ëndrra të të takoj

Të të pyes për dilemat e mia

Kush si Ti di të më drejtoj.

Të kërkoj mes ëndrrave të gjata,

Në furtuna më stuhi,

Buzëqeshjen tënde

Edhe njëherë ta shihja

Do t’i jipja sytë mi.

Sa herë pyes vetën kur do të takoj

Të ma lexosh Mjeden me urtësi.

Si ato mbrëmje të ftohta dimri,

Ato kohë kur isha fëmijë!

 

NATËS

 

Natës së qetë,

Kaherë i jam lutur:

Me bëj yllin tënd të parë.

Më rrëmbe,

Në lartesinë e brishtë

Ose 

Hijen ma dërgo në djall.

 

Më humb,

Në errësirën tënde, dhe 

Asnjëherë mos më kthe!

Më shpjerr kudoqoftë

Vetëm gjurmët m’i fsheh!

 

Më mirë një zjarr vullkani

Se një fije zjarri që përherë prek 

Më mirë një vdekje e heshtur

Se një heshtje që çdo çast vret!

 

Më zhyt në fund të detit,

Kur stuhisë dot s’i  bëj ballë!

Më mirë një rrugë amshimi

Se një jetë e tërë pritje e mallë!

 

Heshtja fshehurazi vret, 

E ditët radhazi me prejnë në besë

Më mirë një jetë e tërë mashtrim

Se një ditë e vetme pa shpresë.

 

Lutjet,

Nuk janë dobësi,

Por vijnë nga pafuqia,

Që i vetëm të fitosh…

 

Vetmia nuk vjen

Nga mungesa e njerëzve

Por kur rrethohesh me njerëz

Që smund tu besosh.

 

PYETJE NË HUMNERË

A di kush të me thotë

Si mundet dështimi, 

Kur pas një mal 

Përpjekje e pritje pafund,

Fitimtar del zhgënjimi? 

A ka njeri që di të më ngushllojë,

Heshtur si duhet qëndruar, 

Kur shohë që po më rrënohen pa të drejtë,

Gjërat që  aq shumë i kam çmuar? 

A ka dikush që mund të më tregojë, 

Ku të marrë  pak forcë qetësisht për të vepruar, 

Të shërbej për të tjerët

Kur zemra më është dërmuar? 

Kush di  të më thotë,

Trishtimi si dëbohet? 

Në netët pa yje e hënë

Tutje si shkohet? 

Dikush a di të më udhëzojë

Ilaç ku kërkohet, 

Kur dhemb e merr flakë zemra 

E shpirti përvëlohet? 

A gjendet në këtë botë të çmendur, 

Njeri që të më rrëfehet në besë, 

Se në jetë shkohet tutje 

Edhe kur humbet çdo shpresë? 

Kush di të më thotë

Sa goditje i duhen njeriut

Për tu rrëxuar? 

Njeri që nuk e ka të dëgjuar

Por vetë e ka të provuar. 

Dikush që do më ndihmonte 

Një dilemë ta ndaj,

Fatin apo dobesinë time? 

Kë ta lë në faj? 

Ka vetëm një pergjigjje

Për pyetjet që i parashtroj më kot:

Në jetë gjithçka mund të kërkosh

Tek njerëzit,

Por fatin ta jep veç Zoti!

REFLEKTIM

Atëherë nuk e dija,

Që koha mëshirë nuk ka,

T´mplakur në pamje ,

E t´vegjël në shpirt na lë.

Atëbotë nuk e dija që koha jetohet, por…

Për t´ kthyer, s´kthehet më.

Sikur ta dija që sekondat ndërtojnë,

Vite, dekada e shekuj,

Mendimit tim nuk do t’i trembesha,

Shpirtin trishtimi s´kish për t´ma prekur.

Do zgjohesha herët pa dalë agimi,

Drita tokën ende pa e parë.

Synimin do ta kisha në diell!

Do fluturoja mbi halle e derte,

E lumturinë ta përjetoja në qiell!

Do harroja hatërmbetjet,

Me askend s´do mbaja mëri,

Do bartja mbi supe

Qoftë edhe fajet e pabëra,

Vetëm mos t´lëndoja asnjeri.

Nuk do më bënte pershtypje,

Edhe pse do më shikonit si të marrë,

Sepse dashuri do jipja ,

Edhe atëherë kur nuk më ishte kërkuar.

  Shumë gjëra do ti bëja ndryshe,

E disa nga gabimet do t´i bëja prapë,

S´do perfillja kode e barriera,

Nuk do t´a njihja as fjalën: NDAL!

Po t´a dija se jeta ka një Pikë,

Ku do kthehem pas t´shikojë,

Më gjithë çenjen do të doja të jem aty ku isha, 

Por….

Me Përendinë dot nuk luftoj.

Sikur ta dija që në këtë udhëtim,

Me biletë kthyese nuk bënë

Do mësoja dhe artin magjik,

Helmit shije mjalte do i kisha dhënë.

Ëndrra t´mbrapshta pse më ndiqni?

Dhe më qeshni më ironi,

Sikur doni t´më tregoni,

Se sa e dobët është të qenurit njeri!

Po ta dija sa zgjatë jeta ,

Vdekjes s´do i druhesha dje as sot,

Do fitoja mbi sfidat e mia,

Për botën tjetër s´do shpresoja dot!

NË BURGUN E TMERRIT

Ishim shumë...

Disa prisnim të shihnim diellin në mesnatë e disa yjet në mes të ditës.

Ishte minuta e 61-të e asaj ore.

Kalendari shënonte datën 32.

Ishte anarki. Dy plus dy nuk bënin më katër.

Dielli ishte ngrirë e bora digjej. 

Etja shuhej më flakë, dashuritë treteshin pa dhimbje.

Ata që mbanin në duar flamuj jete, shpresa i mbante dhunshëm.

Të gjithë e ndjenim se fundi po afrohej,por Vdekja mori ata që zgjodhi vetë.

Ne u mësuam që mos t'i mbajmë mëni, dukej sikur cdo gjë ishte e drejtë atëbotë, gabim ishin vetem frymemarrjet tona!

Ne nuk mallkonim pranverën që atë vit kishte zgjedhur të mbinte gjak.

Ne vetem se ndiheshim krijesa të tepërta në këtë copë toke, që e mendonim tonën.

Ne nuk kërkonim llogari nga askush, madje as nga gjyshërit që na kishin mësuar me vite se Vdekja vjen nga vullneti i Zotit.

As ata nuk kërkonin llogari nga ne, edhe pse gjithë jetën kishin menduar se fëmijët parandjejnë fatin.

Madje nuk shikuam më habi as diellin që ngrohte gjithësinë ne na mbante akull të ngrirë!

Ne nuk bënim as lutjet e zakonit, sepse ishim të bindur që pushtetin e kishte marrë Djalli.

Vetëm për një gjë ishim të sigurt, se ishin kohë fort të liga që detyrimisht duhen jetuar.

Burgu i tmerrit nuk njihte mëshirë as moshë. 
Të gjithë kishim bërë të njëjtin "faj": ekzistonim! 
E vetes nuk ja mohonim dot frymën sepse vullneti për mos ta humbur atë qënka mbi të gjitha!

Mbaj mend se dikush rrëfente ëndrrat që priste t'i shihte, duke ditur se gjithçka mund të ishte më e sigurtë se gjumi.

Dikush tjetër lutej për rrugë pafund, sepse kthimi ishte sinonim varri.

Oh sa do të doja të mos më kujtohej se si urrejtjet rriteshin nga uji i pafuqisë,ato ngjyra jete që u shndërruan në një të zezë të vetme!
Vdekja nuk përcillej më mort e varrimi u bë privilegj.

Harruam që zëri nuk nxirrte vetëm vaj,më atë thurën edhe melodi, por jo në secilën kohë.

Ai vit nuk po mbaronte as në muajin 13-të. Ishte fund shekulli,por mund të ngjante që ai shekull të kishte edhe vitin 101-të, meqë cdo gjë duhej të kalonte kufijtë atëbotë!

Vetëm atëherë kuptuam se sa e bukur ishte bota para se të kthehej mbrapsht!

Dukej sikur të gjithë na kishin harruar, jetonim për të vdekur, donim të vdisnim për të jetuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat