Gëzuar 11 vjet të pavarësisë, e paçim Kosovën tonë!

Diaspora

Gëzuar 11 vjet të pavarësisë, e paçim Kosovën tonë!

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:15
Flamuri i Kosovës

Të dashur shqiptarë,

Gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës. Populli i Kosovës ka shumë arsye të shënojë datën e Ditës së madhe, 17 shkurtin e 2008-s. Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ishte një hap tjetër i madh për pavarësinë dhe lirinë e shqiptarëve. 17 shkurti e forcoi edhe më shumë 28 nëntorin e 1912-s. Tashmë shqiptarët janë defakto të bashkuar, të paktën me ide dhe me kontribute të përbashkëta. Kjo arritje është kontribut i shumë shqiptarëve me shekuj, shumë dëshmorëve të rënë për liri, si dhe kontribut i pa kontestueshëm i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë 11 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, dua të them se Kosovë ka pasur përparime, të cilat janë të dukshme. Ato janë pranuar edhe nga miq ndërkombëtarë. E sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe punësim të të rinjëve. Fatkeqësisht, të rinj të Kosovës shikojnë secilën herë rrugën e migrimit. Ne mërgimtarët i dimë ato rrugë dhe nuk do t’ia sugjeronim askujt…

Për shumë vjet, edhe shqiptarët në Suedi kanë dhënë çdo gjë nga vetja, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e që kulmoi me Pavarësinë e saj.

Në këtë ditë, dua të falenderoj edhe njëherë shtetit tonë të dytë, Suedinë, që ka dhënë shumë mbështetje për shqiptarët që jetojnë në Suedi, por është edhe ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, që prej themelimit më 26 nëntor 2011, i ka dhënë vetës detyrë të hulumtojë, të grumbullojë dhe të shkruaj për gjithë atë kontribut të mërgimtarëve, në mënyrë që të ndriçohet secila veprimtari për Kosovën e  bashkëatdhetarëve në mërgim, në veçanti atyre në  Suedi.

Synimi ynë kryesor është që të lemë të shkruara veprat tona. Librat tanë do të jenë trashëgimi e bazuar  për punën që është bërë për të vënë pak gurë në themelet e shtetit të Kosovës. Ato përpjekje janë të shkruara tashmë konsiderueshëm në librin "Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptarë” në Suedi.

Dua të falenderoj mbështetësit e shoqatës ”Papa Klementi XI Albani”, gjithashtu, të gjithë anëtarët e shoqatës, në veçanti anëtarët e kryesisë, të cilët japin maksimumin për të nxjerrë në dritë fakte të veprimtarisë së mërgimtarëve në librin ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptarë” në Suedi.

FALEMINDERIT: Fetah Bahtiri, Osman Ahmetgjekaj, Sokol Demaku, Bedri Paci, Hamit Gurguri, Remzi Basha, Ibrahim Abedini, Bajram Muharremi, Fahredin Berisha, Rrahman Rrahmani, Saranda Iseni, Idriz Gashi, Sadulla Zendeli-Daja, Qibrije Hoxha, Halim Hoti, Xhavit Çitaku, Avdyl Uka, Avdi Rama, Naim Besim Latifi, Mursel Shkupolli, Albert Jashari, Shaban Murseli, Miftar Havolli, Adlije Imeri, Mone Juniku, Skender Jashari, Emin Rrustemi, Emine Hoti, Isuf Bajraktari, Adem Ahmeti, Mustafë Kabashi, Ramadan Hyseni, Keq Marku, Shefqet Tafilaj. 

Së bashku do të vazhdojmë të botojmë librin “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare” në Suedi. Këtë vit do të dalë numri i 10-të, i cili është poashtu i pasur me shkrime të rëndësishme për kombin.

GËZUAR 11 VJET TË PAVARËSISË, E PAÇIM KOSOVËN TONË!

Hysen IBRAHIMI, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat