Në qytetin e Aucklandit u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Në qytetin e Aucklandit u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Sabit Abdyli Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 06:08
Festa në Zelandën e Re

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës shqiptarët në Zelandën e Re u mblodhën  së bashku në parkun e bukur të qytetit në një drekë të përbashkët me gatimet tradicionale shqiptare.

Gjithë pasditen e kaluam së bashku nëpër mot të mirë nën hijen e drurëve gjigant e ambientit të mrekullueshëm.

Muzika shqipe dhe  flamujt tanë zgjuan kureshtjen e njerëzve të shumtë që kishin dal në park.

Gjithçka ishte bukur.  

Edhe përkundër se ishte ditë e diel  pjesëmarrja ishte e pakët në manifestim.

Mërgimtarë, vendlindjen  e kemi për detyrë ta duam e punojmë për Te kudo që jemi!  

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat