“Ndihmë, babi po rreh mamin”, Policia thyen derën dhe gjen shqiptaren të sakatuar në fytyrë

Diaspora

“Ndihmë, babi po rreh mamin”, Policia thyen derën dhe gjen shqiptaren të sakatuar në fytyrë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Ilustrim

Fatmirësisht fjalët e vogëlushit shqiptar janë dëgjuar nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë. Policia ka ardhur pak minuta më vonë në vendngjarje dhe ka gjetur një derë të mbyllur që nuk hapej pavarësisht thirrjeve. Me të parë situatën, efektivët e policisë greke kanë shembur derën dhe aty kanë gjetur gruan shqiptare me fytyrë të masakruar dhe plagë të rënda.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në një familje shqiptare në zonën e Tripolit në Greqi. Media greke e ka raportuar këtë të hënë ngjarjen e rëndë, teksa shton se gruaja, e re në moshë, është dërguar menjëherë në spital për të kuruar plagët e rënda që kish marrë nga goditjen e vazhdueshme të të shoqit, shqiptar i moshës 35 vjeçare. 

Media nuk bën të ditura identitetet e familjes shqiptare. Policia ndërkohë vuri në pranga menjëherë të riun i cili do të përballet me akuza të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat