Shoqata-Kulturoro-Sportive “Atdheu” nga Steyr-i i Austrisë, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Shoqata-Kulturoro-Sportive “Atdheu” nga Steyr-i i Austrisë, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:39
Austri

Kryetari i Shoqatës,,ATDHEU", në Steyr të Austrisë z.Bedri Hyseni dhe z.Bekim Islami. Uroj mirë se ardhje në Steyr. Sot kishim nderin që në objektin e Shoqatës „Atdheu“ Steyr, të kemi për vizitë Konsullin e Republikës së Kosovës në Vjen, zotri Mag. Isa Kosumi, i shoqëruar nga Hoxha Vahidin Beluli, Hoxha Rexhep Sahiti dhe Aktivisti për çështje kombtare Miftar Zagragjaj.Kryetari i shoqatës „Atdheu“, i njoftoj musafirët rreth shoqatës tonë dhe aktivitetet e saj. Unë në emërin e të gjithë antarve dhe në emërin e kryesis ju falenderojm për së tepërmi për viziten tuaj!Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Pavarësia e Republikës së Kosovës është një ngjarje e madhe historike që në themelet e saj është derdhur gjaku i qindra e mijërave burrave e grave shqiptarë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm, që zëri i tyre i lirisë të mos meket kurrë dhe flaka e lirisë të mos shuhet kurrë në tokën e Kosovës së lashtë Dardane!

I përshëndeti musafiret dhe i urojei 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në një fjalë rasti, Konsulli Kosumi në emër të Ambasades, Ambasadorit dhe Stafit Diplomatik, përshëndeti të dhe ua uroj Përvjetorin e 11-të, të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës si dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Duke folë për rrugëtimin shekullor, Konsulli bëri një Retrospektivë duke i përkujtua dhe falënderua heronjët nga Skenderbeu, Rilindasit shqiptarë, Ismail Qemaili, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Diaspora shqiptare, President Ibrahim Rugova, UÇK-në, Familjen Jashari, Familjen Haradinaj, të burgosurit, gratë e dhunuara, të rënët për liri, dëshmorët e kombit, invalidet dhe luftetarët e lirisë.

Një falënderim i veqantë shkon për SHBA-të dhe BE- në, qytetarët e Kosovës te cilët me mund e sakrificë, arritën të kurorizojnë shtetësinë e Kosovës.

Ashtu sikurse kemi vetëm një nënë, po kështu kemi vetëm një Atdhe Nënë…!, tha Konsulli Kosumi dhe vazhdoi: Populli shqiptar ka një Atdhe dhe dy shtete shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, ka gjithashtu diasporën për Atdhe të tretë, si dhe kombësinë vendimmarrëse në Republikën e Maqedonisë Veriore. Prandaj atdheun duhet dashtu bashkë me rrënjët e stërzgjatura me qinda e mija km anë e mbanë globit, nga trungu a më, por të pa k'putura dhe duke ruajtë doket, zakonet, gjuhen, kulturen dhe traditen shqiptare.

Konsulli apeloi për ruajtjen e gjuhës shqipe te prindët që t'i dërgojnë nxënësit në vijimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe duke falenderue shtetin austriak për gjithë ate mirësi çfar ka bërë për mësimin e gjuhës. Në fund, Konsulli Kosumi theksoi se sot, pas njëmbëdhjetë viteve të shtetësisë, Republika e Kosovës është një realitet i pamohueshëm në hartën gjeopolitike të botës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat