1 mijë euro për të strehuar fëmijët shqiptarë në Itali, nën akuzë dy persona - Bota Sot
1 mijë euro për të strehuar fëmijët shqiptarë në Itali, nën akuzë dy persona

Diaspora

1 mijë euro për të strehuar fëmijët shqiptarë në Itali, nën akuzë dy persona

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:04
“Romait.it” shkruan se prindërit shqiptarë i dërgonin fëmijët e tyre në Itali për një jetë më të mirë

Dy persona janë nën gjykim nga Gjykata e Romës nën akuzën e mashtrimit.

Ata shfrytëzonin uljet dhe promocionet që kompanitë ajrore bënin për punonjësit, për të dërguar nga Tirana në Romë rreth 20 fëmijë shqiptarë, duke u kërkuar familjeve të tyre shuma që variojnë nga 700 deri në 1000 euro. Kjo gjë ka ndodhur mes viteve 2014 dhe 2016.

“Romait.it” shkruan se prindërit shqiptarë i dërgonin fëmijët e tyre në Itali për një jetë më të mirë, ndërsa Bashkia e Romës i ka pritur si fëmijë të braktisur.

Sipas organit të akuzës, fëmijët shkonin në Itali me bileta falas.

Dy të akuzuarit kërkonin ndihmën e Shërbimeve Sociale në Romë për t’u siguruar fëmijëve strehim në shtëpitë sociale, megjithëse ata kishin kujdesin e prindërve në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...