Shoqata Kulturore Sportive „28 Nëntori“ organizoj manifestim madhështor me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Shoqata Kulturore Sportive „28 Nëntori“ organizoj manifestim madhështor me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:54
Shoqata Kulturore Sportive „28 Nëntori“ organizoj manifestim madhështor me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kryesia e Shoqatës Kulturore-Sportive „28 Nëntori” nga qytetit   Kirchdorf an der Krems në Austrinë e Epërme.Organizoj manifestim madhështor me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.  Manifestim u mbajt në sallen në Gasthaus Schinagl në Klaus e pronarit: Fehmi Hasani.                            

Salla e stolisur me flamuj kombëtar,piktura e fotografi të burrave të mëdhenjë të kombit, ishte e stërmbushur me mërgimtarë. Moderatori znj. Besart Ramabaja:,Hapi manifestimin, me fjalën përshëndetëse dhe me urimimet drejtuar të pranishmëve dhe në pika të shkurtëra paraqiti disa fjalë mbi rëndësinë e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Pas kësaj, fjalën e mori Kryetari i Shoqatës,,28 Nëntori ”në  Kirchdorf an der Krems të Austrinë e Epërme. z.Imer Aliu,,i nderuar konsulli në Ambasadën e Republikës së Kosovës,z:Mag.Isa Kosumi, të nderuar anëtar të kryesise së Unijonit të Shoqatave, edhe veprimtar dhe kontribues te çështjes kombëtare, më lejoni që në emër të Kryesise se Shoqatës ,, 28 Nëntori ”  dhe nemrin time t'ju përshëndes edhe ju falëminderit për pjesëmarrje ,që jini të pranishëm sonte në mesin tonë, i cili pastaje një fjalimin e tij drejtuar të pranishëmve theksoi se:“Në 17 shkurtin e vitit 2008,Kuvendi i Kosovës, shpalli aktin më madhor në historinë e vet, duke realizuar ëndrrën e brezave, të patriotëve shqiptarë, të vlerave më të mira të kombit tonë“z. Aliu më fjalët e tij përkujtoi të gjithë ata që u vranë e u masakruan në rreth dy shekuj të gjenocidit serbë, ndërsa theksoi se çdo popull e ka një detyrim të thellë moral për të përkujtuar heronjtë tanë.Tutje z.Aliu shtoi se:“Ne sot jemi më të lirë se kurrë më parë, por kjo s’ka qenë aspak e lehtë, por sot po ndërtojmë të ardhmen tonë si një komb i lirë dhe më e pakta që mund të bëjmë është të mos harrojmë të shkuarën dhe heronjtë tanë. dhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Dita e Pavarësisë është një ditë e madhe dhe një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë dhe integrohen e tregojnë vlerat e tyre të jashtëzakonshme me bazament kombëtar, pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do jetojë ndër brezav. 17 Shkurti është ditë e madhe, urime gëzuar Festën e Pavarësisë së Kosovës.                                                                                                                                         

Në fund të fjalës së tij, z.Aliu falenderoi konsullin e Republikës së Kosovës, z:Isa Kosumi, pastaj aktivistët e diasporës shqiptare në Austri nga Unijonit dhe Shoqates ,, ILIRET“ Linz: Adriana Kelmendi ,Nazmi Racaj,Raif Hasani,Kasim Qafleshti dhe Myfterem Misini,pastaj  Humanistja shqiptare nga Shoqata „Aleanca për Fëmijë“ zonja: Fatime Blakaj,nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë ,,Naim Frashëri” në Austri z: Rafete Kosumi, Veprimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare  Hoxha Rexhep Sahiti-Linz. nga Radio "Zeri i Arberit: Haxhi Muhaxheri , si dhe aktivistët nga shoqata ,,Mergimi“ nga Steyr:Miftar Zagragja. Shoqata ,,Atdheu“ Steyr: Vehbi Kiqmari. Shoqata,,SELINA“Vöcklabruck. Shoqata,,ILIRIA“ Vöcklamarkt: Fatmir Xhemajli dhe Abedin Miftari. Veprimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare në diasporë,zotëri:Safet Miftari. 

Falënderojmë sponsorët si. Fehmi Hasani pronarin e (Gasthaus Schinagl) ne Klaus,Sektorin per Integrim, Armend Mullabazin sigurimit Donau, dhe Fehmi Spahiu,të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase.                                                                           

Konsulli i Kosovës, z. Isa Kosumi, në emër të Ambasades, ambasadorit dhe stafit diplomatik, i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroj përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Duke folur rreth rrugëtimit shekullor, konsulli bëri një përmbledhje duke i përkujtuar dhe falënderuar heronjtë e kombit që nga Skënderbeu, Rilindësit shqiptarë, Ismail Qemaili, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Diasporën shqiptare, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK-në, familjen Jashari, familjen Haradinaj, të burgosurit, gratë e dhunuara, të rënët për liri, dëshmorët e kombit, invalidët dhe luftetarët e lirisë. Një falënderim i vecantë shkon për SHBA-të dhe BE- në, qytetarët e Kosovës të cilët me mund e sakrificë, arritën ta kurorizojnë shtetësinë e Kosovës. „Ashtu sikurse kemi vetëm një nënë, po kështu kemi vetëm një Atdhe Nënë…!“- tha konsulli Kosumi dhe vazhdoi “ populli shqiptar ka një Atdhe dhe dy shtete shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, ka gjithashtu diasporën për Atdhe të tretë, si dhe kombin vendimmarrës në Republikën e Maqedonisë Veriore. Prandaj atdheun duhet dashur bashkë me rrënjët e stërzgjatura me qindra e mija kilometra anë e mbanë globit, nga trungu amë, por të pa këputura dhe duke ruajtur doket, zakonet, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare“. Konsulli apeloi për ruajtjen e gjuhës shqipe, pra që prindërit që t'i dërgojnë nxënësit mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Duke falenderuar shtetin austriak për të gjithë mirësinë ndaj mësimit të gjuhës shqipe. Në fund, konsulli Kosumi theksoi se „sot, pas njëmbëdhjetë viteve të shtetësisë, Republika e Kosovës është një realitet i pamohueshëm në hartën gjeopolitike të botës, që sot prek dhe percepton idealin e patriotëve, të rilindasve, të dëshmorëve të kombit, të të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, për këtë aktivitet me vlerë, që është shndërruar tashmë në një traditë,me gezim te madh me zemër të lumtur ju uroj mbarë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, këtë ditë të madhe ! Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do të jetojë ndër breza. Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhet të punohet me dashuri e përkushtim për nder e lavdi të atdheut“.

Pastaj tubimi vijoi me programin e përgaditur nga nxënësit me valle.

Pastaj programi vazhdoi më sint muzikanti: Megjit Makiqi më këngëtarët e mirënjohur  Burim Kasumi,Erlinda Balaj etj., të cilët e ngrohën atmosferën me këngët e tyre duke ngritur në valle të gjithë të pranishmit në sallë. Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që pati prezentë nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria.Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat