Vlerësohet lart vepra e Ragip (Gipa) Shoshajt, qindra e mijëra mërgimtarë në ngushëllime 

Diaspora

Vlerësohet lart vepra e Ragip (Gipa) Shoshajt, qindra e mijëra mërgimtarë në ngushëllime 

Nga: Llukman Halili Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:36
Spreitenbach, pamje nga ngushëllimet

Qytetit të Spreitenbachut që nga mëngjesi ia kishin mësyer qindra e mijëra mërgimtarë shokë miq e kolegë për të ngushëlluar Familjen Shoshaj për ndërrim jete të birit më te dashur të tyre e tonin – Ragip (Gipa) Shoshaj.

Në ballë të pritjes dhe përcjelljes qëndronte në krenari e dhembje babai i Gipës, Brahim Shoshaj dhe vëllezërit Orhani dhe Zeqa si dhe familjarët e ngushtë dhe miqtë e familjes.

Masiviteti, shprehja e dhimbjes kolektive, për Gipën të dashur për të gjithë, për Gipën e buzëqeshur edhe kur ndonjë gjë nga jeta ia rëndonte shpirtin, për Gipën për të cilin tjerët, shokët, miqtë e familja ishin mbi të gjitha, për Gipën që për të gjithë ishte aty.

Image

Kjo është vet lavdia e tij. «Gipë shoçi jonë ma i miri, Jemi të sigurt se je kah na shikon nga kaltërsia, dije që të duam shumë ndoshta jo aq shumë sa na deshe ti neve, sepse ti ishe dhe mbete ma i miri nga ne».

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat