Veprimtari Ramadan Hyseni i dhuron Fetah Rudit karrocë që i lehtëson lëvizjen

Diaspora

Veprimtari Ramadan Hyseni i dhuron Fetah Rudit karrocë që i lehtëson lëvizjen

Nga: Qibrije Hoxha Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:03
Ramadan Hyseni dhe Fetah Rudi

Para pak ditësh veprimtari dhe humanisti i cili jeton dhe vepron në Suedi, Ramadan Hyseni, e bëri një gjest të mirë duke i dhuruar z. Fetah Rudi një karrocë e cila i mundëson atij lëvizje më të lehtë.

Fetah Rudi mbeti me lëvizje të kufizuara në karrocë për shkak të atentatit që iu bë atij me 15 dhjetor të vitit 2000, menjëherë pas mbledhjes së rregullt që mbante Presidenti Rugova me kryetarët e Degëve të LDK-së, ku ishte i pranishëm edhe Fetah Rudi.

Fetah Rudi edhepse me vështirësi për të lëvizur dhe vepruar dhe i varur nga ndihma e të familjarëve të tij, asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë politike.

Ramadan Hyseni njihet si veprimtar dhe humanist i cili në vazhdimësi ka dërguar ndihma në Shqipëri dhe në Kosovë.

Para dhe pas lufte ai në Shqipëri ka dërguar 5 maune me ndihma të cilat i mundësoi Shoqata AGAPE-Foundation nga qyteti Falkenberg në Suedi. Ramadan Hyseni deri tani ka dërguar në Kosovë,  35 karroca për persona me levizje të kufizuara poashtu si donacion i Shoqatës AGAPE-Foundation në Falkenberg.

Për këto aktivitete humanitare të Ramadan Hysenit kanë njoftuar mediet suedeze për vite me radhë.

Me rastin e pranimit të këtij mjeti ndihmës, Fetah Rudi iu falënderua Shoqatës AGAPE- Foundation si dhe të gjithë mërgimtarëve në Suedi për kujdesin e treguar dhe kontributin e tyre.

Së bashku me Ramadan Hysenin ishte i pranishëm edhe veprimtari Zymer Qupeva si dhe anëtarët e familjes së Fetah Rudit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat