Lobi Euro Atlantik - SHQIPTAR realizon vizitë zyrtare në shtetin e Republikës së Kosovës

Diaspora

Lobi Euro Atlantik - SHQIPTAR realizon vizitë zyrtare në shtetin e Republikës së Kosovës

Nga: K.M Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi i realizuar me këshilltarin e kryeministrit Jahja Lluka

Sot, Lobi Euro Atlantik – Shqiptarë, gjatë ditës ka realizuar një sërë takimesh zyrëtare me institucionet e Republikës së Kosovës ku kanë shprehur gatishmërinë e tyre, gjithashtu kanë kërkuar përkrahje që të kontribuohet për avancimin e mërgatës

 Kryetari i Lobit Euro Atlantik - Shqiptar z. Shukri Ymeri, së bashku me anëtarët e kryesisë qendrore të Lobit, z. Daut Haxhaj dhe Sylë Arifi, realizuan takim me zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra dhe z. Jahja Lluka, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, për Diasporë. Delegacioni në fjalë dhe znj. Shkodra e z. Lluka biseduan për mundësitë e përkrahjes së mërgatës nga institucionet shtetërore qeveritare si dhe për kontributin e mërgatës për popullin e Republikës së Kosovës.

 Mëtutje, z. Ymeri, z. Haxhaj dhe z. Arifi realizuan takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me ç’rast u pritën nga ministri z. Shyqiri Bytyqi. Së bashku diskutuan për funksionimin e arsimimit në mërgatë, shkollat shqipe, librat në gjuhën shqipe, mësimet plotësuese në gjuhën shqipe si dhe shkollat verore, ku mund të kenë qasje të gjithë fëmijët e mërgatës. Poashtu, z. Ymeri, z. Haxhaj dhe z. Arifi në vazhdën e takimeve të tyre, vizituan edhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku u pritën nga drejtori z. Nol Buzhala. Në takim u diskutua për mundësinë e investimeve të mërgatës në Kosovë. Fushat e investimit dhe përparësitë e investimit si një ndihmë e madhe për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat