Iluminohu diasporë

Diaspora

Iluminohu diasporë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:13
Bit Gecaj

Simiti e Samiti i diaspor(dh)es, qe po mbahet ne Tirane, promovoi fuqishem lakuriqesien e trurit te samitisteve, qe kushtimishte do te duhej te ishte e kunderta!

Asnjehere nuk do te besoja qe nje numer i konsideruar individesh te caktuar nga diaspora, pa marre para syshe peshen e tyre, do te merrnin pjese ne nje Samit te Partise Socialiste! E quajta te tille, sepse pas dorezimit te mandateve te opozites shqiptare, as qe mund te quhet ndryshe. Madje kur e sheh gjeografine politike te njerezve te rendit te pare; Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti etj, nuk ka si mos te shkoj mendja se aty nuk po mbahet nje Samit i Internacionales Komuniste, fatmiresisht pa Fidelin!

E prisja pra nje refuzim te fuqishem te diaspores, sepse kesaj radhe i takonte nje gje e tille. Posaqerishte pas gjendjes se krijuar politike ne Shqiperi e

Kosove, ku klasa e atjeshme politike shqiptare, me papergjegjesine e saj, eshte duke vene ne pikpyetje demokracine, zhvillimin, integrimet euro-atlantike, si dhe lirine e shqiptareve!

Thuhet se deri me tani, ky samit promovoi dhe prodhoi edhe nje tufe lideresh populiste te se majtes, qe tregojne perralla me çilim fluturues!
Andaj, diaspore Iluminohu e lumturoh, rritu e zhvillohu por jo si hitherat, ata rriten çdokund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat