Kalimtarët tmerrohen, shqiptari i ngul thikën të shoqes në sy të fëmijës së tyre

Diaspora

Kalimtarët tmerrohen, shqiptari i ngul thikën të shoqes në sy të fëmijës së tyre

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Në mes të rrugës dhe në sytë e vetë fëmijës së tij, një shqiptar ka goditur me thikë gruan e tij, edhe ajo me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë kalimtarët e rastit në Bolzano të Italisë, atje dhe ku ndodhi krimi i rëndë. Identiteti i burri ende nuk është bërë me dije nga media italiane, por mësohet se gruaja e tij, 29 vjeçare, pas goditjes së marrë nga thika është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka tentuar të arratiset me vrap por një grup qytetarësh kanë arritur ta ndalojnë e më pas policia e ka vënë në pranga shqiptarin.

Deri më tani mbetet mister arsyeja që e ka çuar raportin mes çiftit shqiptar në një situatë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat