Mësuesja Lejla Rexha takon ministrin Pandeli Majko

Diaspora

Mësuesja Lejla Rexha takon ministrin Pandeli Majko

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:36
Pandeli Majko dhe Lejla Rexha

Në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë janë të pranishëm edhe disa shqiptarë me banim në Finlandë, biznesmenë të fushave të ndryshme si dhe aktivistë të Shoqatës Shqiptare "Trojet" me qendër në Helsinki.

Veç mësueses veterane të gjuhës amtare Lejla Rexha, morën pjesë edhe biznesmeni i dalluar Omer Nura, biznesmeni inovator Afrim Krasniqi, si dhe kolegu i tij, biznesmeni Agim Sejdiu.

Sikundër shihet edhe në fotot bashkangjitur, ata po ndjekin me shumë interes punimet e Samitit të Dytë të Diasporës, si dhe po kalojnë momente mjaft të gëzuara me bashkëatdhetarë të ardhur nga shtete të tjerë. Për më tepër, Lejla Rexha pati rast të takohet dhe të bisedojë në Lezhë me ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat