Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar lufton me jetën

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar lufton me jetën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar, i moshës 38-vjeçare, është përfshirë në një aksident të rëndë në Romë të Italisë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri, ndërsa shqiptari ka qenë duke lëvizur me motor të tipit Tmax kur është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda.

Përplasja ka qenë shumë e fortë ndaj dhe është dashur ndërhyrja e helikopterit për të dërguar të plagosurit në një prej spitaleve të Romës.

Të dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk bëhet I ditur identiteti I shqiptarit të plagosur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat