Arrestimi i 23-vjeçarit në Durrës, jehonë në mediat britanike

Diaspora

Arrestimi i 23-vjeçarit në Durrës, jehonë në mediat britanike

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:48
Ngjarja në fjalë ndodhi në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore

Arrestimi i një 23-vjeçari të enjten në qytetin e Durrësit ka gjetur hapësirë në mediat britanike. Kjo pasi i riu shqiptar akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik. Ngjarja në fjalë ndodhi në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Fillimisht u mendua se 47-vjeçari John Woodward ra nga aksidentalisht nga çatia e ndërtesës në zonën e Hatton Garden, në Prill të 2018-s. Por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja që 47-vjeçari kishte marrë pas koke.

Lajmi për mediat britanike u përcoll nga Policia Metropolitane dhe u pasqyrua nga BBC, DailyMail, Evening Standard, etj.

23-vjeçari, për të cilin policia e Durrësit dha inicialet E.S, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj të Shijakut, u arrestua pasi ndaj tij kishte një kërkesë ndërkombëtare për ekstradim. Ai do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit të ekstradimit.

Mbeten të paqarta shkaqet që e çuan të riun shqiptar për të vrarë ndërtuesin 47-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat