Shqiptari pa patentë fyen dhe sulmon karabinierët në Itali

Diaspora

Shqiptari pa patentë fyen dhe sulmon karabinierët në Itali

Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:09
Ilustrim

Një shqiptar 20-vjeçar u arrestua nga karabinierët në Itali, pasi drejtonte makinën pa qenë i pajisur me patentë.

Shqiptari 20-vjeçar u ndalua për kontroll në mbrëmje nga karabinierët e Brunico. Efektivët konstatuan se i riu shqiptar ishte i pa pajisur me leje drejtimi, të cilën nuk e kishte marrë kurrë.

Ai udhëtonte me një Mercedes, dhe sipas mediave italiane, ka sulmuar verbalisht karabinieeët duke tentuar më tej që t'i shpëtojë kontrollit.

Shqiptari u arrestua për rezistencë dhe dhunë të forcave policore, si dhe drejtim të automjetit pa patentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat