Vrau në Londër, 22-vjeçari shqiptar do të ekstradohet

Diaspora

Vrau në Londër, 22-vjeçari shqiptar do të ekstradohet

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:22
Elton Sefa, shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe

Ky është Elton Sefa, shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshjes dy-palëshe të ekstradimeve nënshkruar 2 vite më parë. 22-vjeçari u arrestua në banesën e tij në Xhafzotaj të Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit britanik John Woodward.

Krimi ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar në Londër. Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.

Që nga ajo kohë Elton Sefa ishte kthyer në Shqipëri ku jetonte në shtëpinë e familjarëve në rrethinat e Durrësit. Hetuesit britanikë menduan fillimisht se 47-vjeçari kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia.

Por ekzaminimet në trupin e tij shfaqen shenja të goditjeve me sende të forta në kokë.  Testet e ADN-së çuan në zbulimin si autor të ngjarjes të 22-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë është në pritje të ekstradimit në Britani me kërkesë të autoriteteve vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat