Nuk lante mirë enët, gruaja mbyll burrin në papafingo

Diaspora

Nuk lante mirë enët, gruaja mbyll burrin në papafingo

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:51
Itali

Mjaftonte që burri i saj të mos lante enët mirë ose të mos i vendoste në lavaman në rendin e duhur, që gruaja 48-vjeçare me origjinë nga Peruja të zemërohej keq.

Pra, për çdo gabim të vogël, gruaja e mbyllte burrin e saj në papafingo, në Monteverde, në një lagje romake. Keqtrajtimi ka vazhduar me vite, derisa vëllai i viktimës vendosi të denonconte gruan.

Burri, duronte dhunën e gruas së tij që të mos braktiste djalin e tij, i cili jetonte në apartament me çiftin. Gruaja në disa raste e kishte dëbuar edhe nga shtëpia burrin vetëm ose edhe derdhte detergjent në ushqim.

Prandaj burri jetonte në një gjendje të nënshtrimit fizik dhe psikologjik të përjetshëm. Pas denoncimit të kunatit të saj, gruaja mori një njoftim nga stacioni i policisë së Monteverde me të cilin ishte detyruar të largohej nga shtëpia e familjes. Gjithashtu, tani i ndalohet t’i afrohet burrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat