Aventura e shqiptarit, niset për të votuar por përplaset me malazezin dhe rrezikon jetën

Diaspora

Aventura e shqiptarit, niset për të votuar por përplaset me malazezin dhe rrezikon jetën

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:32
Sead Nikaj

Një udhëtim i pazakontë dhe aventuresk si në filma ka qenë për shqiptarin e Malit të Zi, Sead Nikaj. U nis për të votuar në vendlindje por udhëtimi i tij u bë aq i famshëm sa zuri vend në mediat.

Ai jeton në New-York dhe vendosi të shkojë në Malin e Zi për të votuar por u përball me sigurimin malazez ndërsa më i rëndë ka qenë kthimi për të pasi avioni i kthimit rrezikoi në ajër, shkruan albeu.

Një prej shqiptarëve në Tuz, Sead Nikaj, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar, ndërsa hyrja e tij në aeroport është shoqëruar me incident për shkak të bërjes së simbolit të shqiponjës.

Zyrtari i aeroportit i drejtohet Nikajt duke i thënë: “Ik, ik, atë bëje atje diku tjetër, këtu nuk e bënë, këtu nuk ka…”.

“Po ka këtu, jam në tokën time…”, është përgjigjur Nikaj.

"Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit." ka shtuar ai. E megjithatë vota e tij vlejti dhe shqiptarët e fituan Tuzin.

Por kthimi i Nikajt në New-York nuk ka qenë i mirë pasi ka rrezikuar jetën bashkë me qindra pasagjerë të avionit turk Turkish Airline. Mësohet se avioni i drejtimit Stamboll-New York ka hyrë në masa ajrore të forta dhe ka humbur ekuilibrin, shkruan albeu.com. Mediat turke raportojnë se avioni i nisur nga Stambolli në momentin që ka hyrë në fushën ajrore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe për pasojë ka ndikuar në ekuilibrin e avionit. Pas kësaj u shkaktua panik te pasagjerët dhe 28 prej tyre morën plagë të lehta. Ndër ta ishte shqiptari, Sead Nikaj i cili u shpreh për gazetën amerikane New-York Times se pas kësaj që pa me sytë e tij nuk do të hipë më në avion. E megjithatë ai tashmë e përfundoi udhëtimin e tij dhe ka falenderuar Zotin, që shpëtoi sërish. "Fal zotit dhe bekimeve tuaja qe me bet mbas incidentit ne podgoric i pshtova edhe ni rrumuje tjeter por kesaj her lart ne qiell ???" shkruan ai. E ky udhëtim duket se do të jetë i paharrueshëm për Nikajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat