Prostitutat shqiptare terrorizojnë “kolegen” rumune derisa në ‘lojë’ hyn policia

Diaspora

Prostitutat shqiptare terrorizojnë “kolegen” rumune derisa në ‘lojë’ hyn policia

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dy vajza shqiptare të cilat ushtronin prostitucion në Itali janë arrestuar. Sipas mediave italiane ato janë 24 vjeç dhe 25 vjeç.

Mësohet se ato janë arrestuar gjatë orëve të vona të ditës së djeshme.

Po ashtu e ditur bëhet se arrestimi i tyre ka ardhur pas akuzave të një vajze 21-vjeçare rumune, e cila kishte denoncuar dy shqiptaret në polici.

Edhe ajo punonte si prostitutë në Itali. E ditur bëhet më tej se rumunia ka thënë në polici se  ishte kërcënuar me jetë nga vajzat shqiptare pasi nuk kishte paguar një tarifë që i kërkohej për të punuar në zonën e portit të Torinos, percjell joq.

Ajo ka deklaruar para policëve se është kërcënuar me thikë nga shqiptare. Pas kësaj deklarate policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar dy shqiptaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat