Mbi  9000 nxënës shqiptarë në shkollat e Suedisë

Diaspora

Mbi  9000 nxënës shqiptarë në shkollat e Suedisë

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:21
Ramadan Reshitaj

Në sistemin arsimor të Suedisë, prej parashkollores e deri në shkollimin e mesëm, aktualisht, janë të përfshirë 9 mijë e 200 nxënës me preajrdhje shqiptare. Nga ky numër i përgjithshëm, mbi 5 mijë e 500 djemë e vasha,ose rreth 66 për qind e tyre,  në shkollat e këtushme,  ndjekin Mësimin Plotësues në Gjuhën Amtare Shqipe. Me këta nxënës, të cilët janë tëërfshirë në shkollimin e rregullt suedez, me pagë që sigurjnë komunat,punojnë rreth 200 mësimdhënës shqiptarë.

Kështu tha mes tjerash Mr Muhamet Muriqi, në manifestimin që në Malmë të Suedisë, u mbajt për të shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe 132 vjetorit të hapjes së Shkollës së Parë Shqpe.

Manifestimin e organizoi Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi në bashkëpunim me Shoqatën e Arsimtarëve Shqiptar në këtë shtet skandinav dhe e mbështeti Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Pas intonimit të Hymnit të Suedisë dhe Hymnit tonë Kombëtar, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti dr Muhamet Shatri, koordnator i Qendrës Kultuore. Ai me këtë rast falenderoi mësuesit dhe nxënësit shqiptar ër kontributin qëpo japin në ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, luftëtarët e UҀK-së nga Suedia që kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe të gjithë veprimtarët e këtushëm të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë  për të mirën e atdheut tonë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe mësuesja Lumnije Deti, kurse me emocione ishte edhe fjalimi i mësuesit veteran, Nuhi Mazreku, i cili si mësues mërgimtar këtu në shkollat e Suedisë ka punuar mëse 33 vjet deri në penson duke i mësuar, edukuar dhe përgaditur për jetë disa qindra të rinjë e të reja shqiptare.

Në emër të veteranëve të UҀK-së nga Suedia një fjalë falenderuese për kontributin e mësuesve shqiptarë foli veterani Mustafë Bajrami. Ai mes tjerash tha se në frontet e luftës së fundit për çlirimin e Kosovës, në mesin e luftëtarëve të tjerë, kishte edhe mësues nga Suedia. Të pranishmit, në emër të Shoqatës kultuorre e sportive ”Dardania IF” nga Borosi i përshëndeti Muharrem Binaku,kryetar i kësaj shoqate.

Image
Mr Adem Qerimaj, kryetar i Shoqatës së Mësuesve Shqiptar në Suedi gjatë fjalimit të tiju përqëndruar në një historik të shkurtër të arsimit kombëtar shqiptar, me theks të veçant për 7 Marsin – Ditën e Mëuesit. Gjatë kumtesës së tij ai nënvizoi perudhat më të rëndësishme të rrjedhave të shkollës shqipe  në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Duke folur për ecuritë e Mësimit Plotësues në Gjuhën Amtare Shqipe në Shkollat e Suedisë, Mr Muhamet Muriqi, në fillim falenderoi shtetin sudez për kujdesin që ka ndaj ardhacakëve në përgjithësi.  Ai tha se qysh në vitin 1977, përmes reformës për gjuhë amtare, ardhacakëve në Suedi edhe me ligj u garantohet shkollimi plotësues  në  gjuhën amtare.  Por,  mësimi shqip në Suedi, daton  që nga vitet e 60-ta. Atëherë për fëmijët e emigrantëve politikë që kishin ardhur nga Shqipëria organizohej privatisht mësimi në gjhën shqipe ku përfshiheshin disa dhjetra nxënës. Ky lloj mësimi u zyrtarizua në vtin 1968 kurse në mëntyrë të  organizuar zhvillohej në qytetet më të  mëdha ë Suedisë,përkatësisht në Malmë, në Goteborg, Jenshoping e në Stockohlm,ku edhe ishin të vendosura nënumër më të madh ashkëkombasit tanë. Kur në vitin 1992 ishta vala më e madhe e ardhjes së shqiptarëve në Suedi, në më shumë se 200 strehimore të refugjatëve organizohej mësimi shqip. Atëherë nëmënyrë vullnetare dhe pa ndonjë kompensim material, punonin mbi 300 mësues shqiptarë. Ndërkaq sipas statistikave zyrtare për vitin e kaluar shkollor, evidencohet se në shkollat e Sudisë, që nga parashkolloret e deri në shkollimin e mesëm, janë përfshirë mëse 9.200 nxënës shqiptarë. Nga ky numër, rreth 5.500 ose rreth 66 për qind e tyre,ndjekin Mësimn Plotësues në Gjuhën Amtare.Lënda e Gjuhës shqipe është lëndë zyrtare në shkollat e këtushme.pra edhe vlerësohet,  kurse gjithnjë sipas statistikave gjuha shqipe është në mesin e 10 gjuhëve më të mëdha në Suedi, theksoi M. Muriqi.

Mësuesi veteran, Shaban Gashi evokoi kujtimet e veta për punën që ka bërë dhe po bënë me nxënësit shqiptar. Ai përkujtoi se në kohën kur pritnin marrjen e lejeqëndrimeve, në shkollën e Hyltebrukut, ku punonte ai, kishin organizuar mbajtjen e mësimit për 10 lëndë mësimore, të gjitha në gjuhën shqipe. Për këtë mësuesitkishin përkrahjen e plotë të udhëheqësve arsimor komunal, kurse shkolla konsiderohej si një universitet shqiptar në Hyltebruk. Madje, siç tha Shaban Gashi, modelin e organizimit të tyre në shkollën e yltebrokut aktualisht po e zbatojnë suedezët në një shet të Afrikës, për fëmijët e diplomatëve dhe punëtorëve suedezë.

ImageMësuesi Xhevat Isufi foli për rëndësinë që kanë vizitat e nxënësve mërgimtarë në atdhe, përmes së cilave jo vetëm se shtohen njohurit për atdheun por edhe dashuria dhe atdhetarizmi.

Me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit, nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në shkollat e Malmës, Staffanstorpit, Ostorpit, Eslovit dhe Angelholmit, së bashku me anëtarët e rinjë të Shoqatës së Gruas ”Kosovarja”, shfaqën një program të pasur me recitime dhe me valle shqiptare. Në këto paraqitje dominuan vjershat për gjuhën dhe shkollën shqipe, vjersha për mësuesit, për Kosovën dhe heronjtë tanë  kombëtar.

Programi kulturor në Qendrën e Kulturës së Kosovës në Malmë, përfundoi me muzikë të zgjedhur të rapsodit Dervish Kuqi, me grupin e tij dhe mesolisten e talentuar Afërdita Xani.

Mbrëmjen e udhëhoqi me suskes moderatori Qerim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat