Kjo është mafiozia italiane, urdhëroi murosjen e shqiptarit

Diaspora

Kjo është mafiozia italiane, urdhëroi murosjen e shqiptarit

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:55
Carmela Sciacchitano

Kjo është 64-vjeçarja Carmela Sciacchitano, e cila ka urdhëruar vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj. 

Ky u fundit humbi gjurmët në vitin 2013, ndërsa u gjet në 15 janar murosur në një vilë antike në provincën e Milanos.

Sipas hetimeve të policisë, shqiptari është vrarë për hakmarrje, si ndëshkim që la gruan italiane me të cilën kishte një lidhje intime, ndërsa i kishte vjedhur asaj dhe disa bizhuteri.

Një vit pasi marrëdhënia e shqiptarit dhe gruas italiane mori fund, Carmela Sciacchitano urdhëroi vrasjen e tij. Aktin e kryen 4 anëtarë të mafies siciliane, Cosa Nostra.

E dhunuan në mënyrë brutale, thonë mediat italiane dhe më pas 4 anëtarët e mafies siciliane e murosën të gjallë shqiptarin. 64-vjeçarja tentoi të largohej nga Italia, ndërsa u arrestua në aeroportin e Gjenovës. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe 4 burrat që zbatuar urdhrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat