Itali, policia gjen shqiptarin e dënuar me 9 vite burg

Diaspora

Itali, policia gjen shqiptarin e dënuar me 9 vite burg

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:57
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga një 31 vjeçar shqiptar I identifikuar si shtetasi me inicialet R.D.

Shqiptari kërkohej prej kohësh nga policia pasi ishte dënuar me 9 vite burgim për trafikim të drogës dhe vjedhje të një sërë banesave.

Për 31- vjeçarin, me banim në Stella S. Giustina, provincë në Savona, prokuroria e Genovas kishte lëshuar një urdhër arresti për krime të kryera nga viti 2007 deri në vitin 2013, ku përfshihet trafikim i lëndëve narkotike si dhe vjedhje banesash në Milano, Cuone dhe Teramo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat