Hajdutit shqiptar i shkojnë planet si mos më keq, arrestohet në bodrum

Diaspora

Hajdutit shqiptar i shkojnë planet si mos më keq, arrestohet në bodrum

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Një 30 vjeçar shqiptar me iniciale A.L, është arrestuar nga policia italiane për tentativë vjedhjeje mëngjesin e sotëm. Gjatë natës, i riu shqiptar shkoi për të grabitur një banesë i shoqëruar nga një tjetër person. Pronari 45 vjeçar, duke shikuar nga dritarja, vuri re dy burra në oborrin e godinës së ndërtesës ngjitur në rrethin Corticella, duke lajmëruar policinë.

I ndihmuar nga bashkëpunëtori, i cili veproi si 'roje', 30 vjeçari arriti në katin e sipërm të ndërtesës duke hapur dritaren me një mjet. Ai arriti të hynte në apartament, ku gruaja, dy fëmijët e burrit po flinin. Pak momente më vonë, edhe 37 vjeçarja nga Bolonia u zgjua pasi dëgjoi zhurmë nga mbërritja e makinave të policisë.

Ndjekje e gjatë

Duke e kuptuar se ishin zbuluar, 'roja' ka arritur të largohet, ndërsa shqiptari ka tentuar të arratiset. Pasi ka kaluar nëpër gardhe dhe ndërtesa, ka tentuar të fshihet në një bodrum, por aty është bllokuar nga policia.

Ai mbante në duar dorashka të zeza, ndërsa ju gjetën edhe vegla për hapjen e dritarve. 30 vjeçari ka një varg precedentësh në fushën e vjedhjeve, armëve të paligjshme, për lëndët narkotike, etj. Ai ka përfunduar në qelitë e paraburgimit, ndërsa më 14 mars jepet masa ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat