Ky është “Tony Montana”, shqiptari që theri 120 herë mikun dhe vrau 4 të tjerë

Diaspora

Ky është “Tony Montana”, shqiptari që theri 120 herë mikun dhe vrau 4 të tjerë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:20
41-vjeçari Mane Driza

41-vjeçari Mane Driza, i cili akuzohet nga autoritetet britanike për vrasjen me 120 thika të shokut të tij, sipas policisë mësohet të ketë kryer edhe 4 vrasje të tjera.

Driza i njohur me pseudonimin “Tony Montana” është në gjyq i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone në vitin 1999 në shtëpinë e tij në Londër për shkak se dyshonte që miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Më pas ai është arratisur për në Itali ku policia e kërkoi për një vit. Gjatë gjyqit kanë dalë në pah fakte të reja në të cilat thuhet se Driza ka vrarë dy shqiptarë në kohën kur ishte në Shqipëri, që përkon dy vjet përpara vrasjes së Mones si dhe ka vrarë dhe dy persona të tjerë në Itali pas ngjarjes në Britani.

Driza është dënuar në vitin 2001 në Shqipëri së bashku me të atin  për akuzën ‘vrasje me paramendim dhe bashkëpunim’ të dy personave Elmaz and Lavdosh Kanani, babë e bir, të cilët jetonin në të njëjtin fshat me Drizën. Lavdosh Kanani ishte dënuar me gjashtë vjet në burg për një vepër penale kundër të pandehurit.

Por në mars 1997 ai u kthye në fshatin Bishan pasi burgjet u hapën gjatë trazirave në Shqipëri. Më 11 prill 1997 Driza, në bashkëpunim me babanë e tij, e qëlluan dhe e vranë atë. Ndërkohë që po ktheheshin në shtëpi pas krimit janë përballur me Elmaz Kananin, babain e Lavdoshit duke e qëlluar edhe atë për vdekje. Pas këtyre ngjarjeve ai emigroi në Britani ku vrau me 120 goditje thikash mikun e tij në Londër, i cili u gjet i masakruar nga e dashura shtatzënë.

Pas këtij krimi “Tony Montana”  u arratis për në Itali ku vrau dy persona të tjerë dhe tentoi të ekzekutojë edhe një tjetër. Në qershor të vitit 2002 në Katania ai u dënua për komplotin e vrasjes së Artan Maskaj dhe Albert Blushaj si dhe u përpoq të vriste edhe Lefter Maskaj.

Ai u arrestua një ditë më pas dhe qëndroi në qeli derisa u soll në Britani në 31 maj të vitit të kaluar. Menjëherë ai është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Mones. Driza ka pranuar 4 vrasjet në dy shtete, por ka mohuar vrasjen e mikut të tij. Driza, njihet gjithashtu me emrin Sokol Drenova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat