Nuk vuri mend herën e parë, shqiptari arrestohet sërish me kokainë

Diaspora

Nuk vuri mend herën e parë, shqiptari arrestohet sërish me kokainë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një shqiptar në Itali ka rënë dy herë në pranga brenda një harku kohor prej një muaji, dhe në të dy rastet është kapur me drogë.

Veprimet e dyshimta të tij sollën edhe ndërhyrjen e policisë në Bastia Umbra, ku u zbulua aktiviteti i shit-blerjes së drogës nga ana e shqiptarit.

Ky i fundit sapo është parë nga policia ka tentuar të hedhë dy dozat me kokainë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle  në makinë dhe shtëpinë e shqiptarit, ku përveç drogës iu sekuestruan edhe 15 mijë euro dhe disa materiale për paketim.

Shqiptari ishte arrestuar në muajin shkurt dhe ishte dëbuar pasi ishte kapur për të njëjtën arsye. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat