Asamblea Botërore e Gruas në Japoni

Diaspora

Asamblea Botërore e Gruas në Japoni

Nga: Moza Boletini Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:07
Moza Boletini

Pritet të zhvillohet në Tokio Asamblea Botërore e Gruas, sipas organizatorëve kjo konferencë dëshmon mbi përpjekjet që duhen bërë për të arritur një shoqëri ku gratë të shkëlqejnë. 

Ndërkohë që bota e qytetëruar flet për një jetë më të bukur, më sociale dhe për zhvillimin e femrës në të gjitha fushat e jetës, Shqipëria mbetet mbrapa. Vetëm për vitin që lamë pas kishim rritje të ndjeshme të urdhërave mbrojtëse nga gratë. Tregues që dhuna në familje atje mbetet akoma problem madhor. Në vitin 2018 u vranë 6 gra, shkak - konflikti në familje. Shifra tepër tronditëse për familjet e të ardhmen e kombit. 

Për parandalimin e këtyre fenomeneve të rrezikshme për njerezimin ndaj dhunuesit duhet të vendosen ligje të forta, të përdoren të gjitha metodat e torturës që ai/ata ushtrojnë ndaj një femre, gruas e fëmijëve të vegjël. Mbi kriminelët që kërcënojnë jetë, masakrojnë gratë me thikë, siç ka ndodhur në Angli, Shqipëri, e gjetkë të ketë dënime kapitale, mos të lihen të lirë, qoftë edhe nën vëzhgimin e policisë. Gjykimi i lirë apo lirimet me kusht nuk i shërbejnë harmonisë familjare, rendit e qetësisë publike.

Në Asamblenë Botërore të Gruas, që do të mbahen në Japoni, tema kryesore do të jetë diversiteti dhe shoqëria jonë duhet ta pranojë atë. Pasi mirëqenia sjell lumturi, përparim e paqe. Punimet e saj do të ndiqen nga afër edhe nga organizata e gruas "Shpresë & Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat