Itali, shkatërrohet banda “Baby Gang”, udhëhiqej nga 24-vjeçar shqiptar

Diaspora

Itali, shkatërrohet banda “Baby Gang”, udhëhiqej nga 24-vjeçar shqiptar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:49
Armet

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Shqiptari me inicialet D.M, së bashku me dy punëtorët e tij 20-vjeçarë me inicialet P.L dhe D.M., kishte krijuar një rrjet për shpërndarjen e lëndëve narkotike, me mbështetjen e të rinjve të Pisës.

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari ishte banues prej vitesh në Pisa dhe kishte krijuar rrjetin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe të studimit të fenomenit të konsideruar ‘Baby gang’, policia e Pisës ka arritur të arrestojë tre të rinj nga 20-24 vjeç, përgjegjës për disa krime rrëmbimi, zhvatjeje, shpërndarje të lëndësh narkotike (Marijuanë, hashash, kokainë) dhe posedim armësh.”, shkruhet në njoftimin e policisë italiane.

Njoftimi i policisë italiane:

Pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe të studimit të fenomenit të konsideruar ‘Baby gang’, policia e Pisës ka arritur të arrestojë tre të rinj nga 20-24 vjeç, përgjegjës për disa krime rrëmbimi, zhvatjeje, shpërndarje të lëndësh narkotike (Marijuanë, hashash, kokainë) dhe posedim armësh.

Investiguesit e Skuadrës së Pizës nga seksioni i organizatës kriminale të antidrogës, prej kohës të impenjuar në luftën kundër krimit të organizuar, prej kohësh monitoronin një seri episodesh të dhunës, kryesisht në ambientet e të rinjve, apo edhe adoleshenteve.

Të tilla episode, përfunduan në agresion, vandalizëm të cilat nuk lidheshin me bullizmin, por me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe si pasojë e kësaj u arrestua një 24-vjeçar shqiptar.

Mësohet se policia ka arritur të vërë në pranga shqiptarin me iniciale D.M, prej vitesh banues në Pisa dhe mjaft i futur në rrjetin social, duke krijuar një rrjet shpërndarjes lëndësh narkotike, të shumë llojeve por kishte edhe mbështetjen e të rinjve të Pisës, të cilët shpesh herë ishin edhe minorenë të tërhequr nga lehtësia e fitimeve.

Viktimat, një herë të akumulonin borxhe të pashlyeshme, bienin në këtë mënyrë në një spirale të dhunës së burrit, të cilët në bashkëpunimin me ndjekësit e rinj, rrezikonin të ishin një kërcënim, shpesh edhe duke shtyrë në përdorimin e pistoletës dhe në fund duke i detyruar të qëndrojnë të lidhur me detyrimet ndaj drogës dhe parave.

Por, falë aktivitetit të skuadrës lëvizëse të pisës dhe rrjetit të informacione, vinin në dijeni të episodit të rëndë të dhunës të ndodhur në fund të janarit, atë të dhunës të një studenti 18 vjeçar. Në fakt, falë elementëve të mbledhur Prokuroria e Pisës arriti të vendosë në burg shtetasin D.M dhe ndjekësit e tij P.L dhe D.M., të dy 20 vjeç.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua shuma e rreth 9 mijë eurove dhe substanca narkotike gati për shpërndarje, një pistoletë dhe materiale të tjera të vlefshme për hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat