“Toni Montana” shqiptar, shpallet fajtor për vrasjen e pestë

Diaspora

“Toni Montana” shqiptar, shpallet fajtor për vrasjen e pestë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:05
Shqiptari Mane Driza, i cili përdorte si pseudonim atë të Toni Montanës të luajtur nga Al Pacino

Shqiptari Mane Driza, i cili përdorte si pseudonim atë të Toni Montanës të luajtur nga Al Pacino, është shpallur fajtor nga Gjykata e Lartë angleze për vrasjen e pestë të një bashkëkombasi të tij në Uembli të Londrës në qershor të vitit 1999. Ai ishte shpallur fajtor edhe për kater vrasje të tjera; dy në Shqipëri dhe dy në Siwili.

Ishte mënyra makabre e vrasjes së bashkëkombasit të tij Stefan Bledar Mone, 23 vjeç në qershor të plot 20 viteve më parë, ajo që trazoi publikun anglez dhe trupin gjykues, te cilit që ju deshën vetëm dy orë e gjysmë kohë për të shpallur fajtor shqiptarin Mane Drizen.

Viktima e tij i cili priste të behej baba është masakruar me 120 goditje me thikë, për një unazë martese, ndërkohë që Driza në procesin gjyqësor tha se viktima ishte një vrasës me pagesë.

Pas kësaj vrasje Mane Driza, sot 41 vjeçar, filloj një seri vrasjesh të tjera nëpër Evropë.

Mane Driza, i cili përdorte edhe emrin Sokol Drenova në qershor të 97-ës, mbërriti në Angli në moshën 17 vjeçare, pasi kishte vrarë babë e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin në fshatin Bishan ku jetonte në Shqipëri.

Pasi vrau në Uembeli të Londrës 23 vjeçarin Mone që priste të behej baba me të dashurën e tij angleze, Mane Driza u arratis disa orë pas vrasjes, duke fluturuar per ne Milano nga aeroporti Stanstead i Londrës, ku në Sicili vrau dy shqiptarë të tjerë, Artan Maskaj dhe Albert Bushaj në një bar në Catania gjashtë muaj më vonë.

Aty ai tentoi te vras edhe një shqiptar të tretë, Lefter Maskaj, por nuk mundi, pasi ju bllokua arma e krimit.

Media britanike shkruan se Mane Driza, i cili përdorte si pseudonim ate të Toni Montanes të luajtur nga Al Pacino, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e pestë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat