Ambasada promovon në Lubjanë librin e Peter Stoka kushtuar familjeve të vjetra shqiptare në Slloveni

Diaspora

Ambasada promovon në Lubjanë librin e Peter Stoka kushtuar familjeve të vjetra shqiptare në Slloveni

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:22
Pamje nga promovimi

Në mbrëmjen e datës 21 mars, Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Antropologjike, Qendra Kerkimore e Akademise dhe Arteve te Sllovenise (ZRC SAZU) organizoi në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë ngjarjen promovuese të librit “Monumenta Albanica Justinopolitana” të autorit slloven Mag. Peter Štoka. Kjo ngjarje është pritur me interes nga njerëz të dijes dhe sidomos të atyre të interesuarve për historinë dhe fakte të tjera të së kaluarës dhe këtë e vërtetoi më së miri pjesëmarrja e gjerë. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Alojz Kovšca, President i Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, ambasadorët e Brazilit, Gjeorgjisë, Hjollandës, Polonisë, Ukrainës si dhe diplomatë të Ambasadave të Federatës Ruse, Kosovës, Republikës Çeke, Sllovakisë, Serbisë, etj., përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera sllovene, gazetarë e studjues, miq të Shqipërisë dhe drejtues e përfaqësues të komunitetit shqiptar në Slloveni.

Ambasadori Pëllumb Qazimi falënderoi të pranishmit, duke shprehur përgëzimet dhe urimet më të mira për autoprin e librit. Ndërkohë, solli në vëmendje gjetjet e librit jo pak kohë më parë, por duke filluar që në shekullin e 13-të e në vazhdim në mënyrë të pandërprerë, kur shqiptarët janë zhvendosur në këtë pjesë të rajonit dhe në Koper/Capodistria kanë dhënë kontribute të jashtëzakonëshme në shumë fusha. Këta tregues vlejnë jo vetëm për njohje, por edhe për t'u shfrytëzuar më së mirë si mësime të diversitetit kuklturor e të respektimit të tjetrit. Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper për të pranishmit bëri një përmbledhje se si filloi ky projekt gati pesë vite më parë dhe si ai vetë, por edhe shoqata kanë inkurajuar e mbështetur studjuesin Peter Štoka per permbylljen e projektit.

Prof. Nataša Gregorič Bon, me kompetencë e profesionalizëm realizoi moderimin e promovimit, të librit. Ajo përdori tre gjuhë, sllovenisht, shqip dhe anglisht. Duke qenë se studimet e saj të doktoraturës ia ka kushtuar Shqipërisë dhe kjo përfaqëson një fakt tjetër që e motivoi për të dhënnë kontributin e vet.

Image

Autori Peter me kompetencë e pasion prezantoi punën e bërë, librin e tij të botuar në gjuhën sllovene kushtuar shqiptarëve dhe familjeve të vjetra fisnike shqiptare në zonën e Kopeit/Capodistrias. Përmes dokumenteve arkivore, evidencës të arkitekturës, dhe mbishkrimeve murale, që ende ekzistojnë, kështjellave, etj., ai prezantoi dhe mbrojti gjetjet e tij. Emblemat e individuale të familjeve të vjetra shqiptare ishin një tregues tjetër kuptimplotë e ekzistencës të shqiptarëve në këtë pjesë të Sllovenisë. Ndërtesat e dikurshme pronë e shqiptarëve, objektet fortifikuese, emblemat familjare ende ekzistuese, etj., flasin shumë. Shqiptarët ishin aktivë dhe me zë në jetën shoqërore, juridike, arsimore, të mbrojtjes, tregtare dhe atë të arkitekturës. Numërohen me dhjetra e me dhjetra familje shqiptare të zbuluara deri tani. Sa më sipër përfaqëson pasuri shkencore, njophje të historisë dhe shfrytëzim të këtyre treghuesve për paqe e harmoni dhe respekt të diversitetit kulturor në ditët e sotme. Parashtrimet e autorit të librit dhe korektesa shkencore në argumentimin e gjetjeve zgjuan interes. Pyetjet e bëra dhe biseda e lirë pas promovimit pasuruan më tej këtë ngjarje.

Ambasadori Pëllumb Qazimi vlerësoi me çertifikatë vlerësimi autorin Peter Štoka, si dhe falënderoi moderatoren Nataša Gregoriš Bon, për kontributin e saj të çmuar.

Image

Të pranishmit i përshëndeti edhe Alojz Kovšca, President i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, i cili solli në vëmendje bashkëpunimin shumë të mirë me Ambasadën e Shqipërisë, duke pohuar se ato që pa gjatë ngarjes promovuese ishin të panjohura për të dhe për pjesëmarrës të tjerë. Ai drejtoi përgëzime të sinqerta ndaj autorit për punën e bërë. Ndërkohë tërhoqi vëmendjen për kërkesat e sotme të respektimit të kulturave e diversitetit kulturor. Dhe, sipas tij libri i autoit Peter përfaqëson kontribut të vyer në këtë aspekt.

Image

Veprimtaria u mbyll me koktejl dhe të pranishmit kishin mundësinë të merrnin edhe librin, ashtu sikundër edhe verë me logon “Monumenta Albanica Justinopolitana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat