Kosova me 4 atletë në Lojërat Olimpike Speciale në Abu Dhabi 2019 - Një Medalje Ari dhe një Medalje Bronxi

Diaspora

Kosova me 4 atletë në Lojërat Olimpike Speciale në Abu Dhabi 2019 - Një Medalje Ari dhe një Medalje Bronxi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:12
Abu Dhabi Eua

ABU DHABI EUA: (Bota sot - 22 Mars 2019) - Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për 8 ditë nga data 14 deri më 22 Mars, organizojë Lojrat Olimpike Speciale 2019, me një sukses të madh në historinë e Lojrave Olimpike Speciale.

Me popullsinë e saj të ndryshme dhe një traditë të mikpritjes së ngrohtë, populli i Abu Dhabit demonstroi çdo ditë frymën në zemër të Olimpiadës Speciale: respekt dhe përfshirje për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës dhe aftësive.

Shtypi botëror, tha se Abu Dhabi gëzon një vend qendror në nivel global, me pajisje dhe infrastrukturë moderne, duke e bërë këtë ngjarje të madhe sportive botërore ideale me organizimin e Lojërave Olimpike Speciale Botërore 2019.

Abu Dhabi, thuhet se për këto lojra ishte host - mikëpritësi më unikat për lojërat më të Unifikuara të mbajtura ndonjëherë, me më shumë se 190 vende, 7500 atletë pjesëmarrës, 4000 trajner e kujdestar, 20000 vullnetar në Lojrat Olimpike Speciale Botërore.

Poashtu, ky vend arab dha edhe një shëmbull në këtë kohë të trazuar tregoje me keto lojra se sa i unifikuar ishte mikëpritësi në mënyrën se si drejtohet dhe organizohet - një aktivitet i tillë me njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ky vend (Emiratet e Bashkuara Arabe) simbas shtypit amerikan do të marrin “Medaljen e Art” , për këtë organizmim në të gjitha aspektet e Lojërave, duke siguruar çdo spektator, mysafir dhe tifoz ne një përvojë gjithëpërfshirëse dhe transformuese me Atletët e Lojrave Speciale të Olimpiadës, Botërore, të cilat konsiderohen më shumë se një ngjarje sportive botërore.

Ngase, këto lojëra janë një katalizator për të përmirësuar jetën, për të arritur një potencial të plotë kolektiv dhe për të krijuar një përfshirje më të madhe sociale për njerëzit me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në Emiratet e Bashkuara Arabe, në rajon dhe në nivel global.

Me nga një delegacion me katër pjesëmarrës mori pjesë edhe Delegacioni i Olimpiadës Speciale të Kosovës, dhe me dy atlet edhe Delegacioni i Shqipërisë, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale Botërore në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 14 mars deri më 22 mars 2019.

Një mikja jonë që ndodhet në Abu Dhabi prej shtatë vjetëve Liria Gjidija nga Nju Jorku, duke folur për gazetën Bota sot, tha se Përfaqësuesja e Kosovës në Olimpiadën Speciale Botërore 2019 në Abu Dhabi, përfaqësojë Kosovën me 4 atletë dhe 3 anëtarë të tjerë të delegacionit, tregon Gjidija për Bota sot.

“Zoti Sina, Shpresoj të jesh mirë. Doja t'ju drejtohesha juve, sepse siç e dini, u transferova në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 7 vjet më parë. Unë jam duke punuar në Lojërat Olimpike Botërore Speciale dhe kam dashur të tregoj se ka disa shqiptarë që garojnë në lojërat e këtij viti që janë pjesë e delegacioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kam takuar dy delegacionet tona, dhe kam postuar disa foto në faqen time. Mendoj se ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe sjell krenari të jashtëzakonshme për shqiptaret dhe shqiptaret e diasporës. Sidomos, në gazetën tuaj me një potencial për shtyp”, na shkruan në Facebook, mikja jonë nga Abu Dhabi - Lirija Gjidja.

Ajo shtojë se kjo është olimpida Lojërat Olimpike Botërore Speciale - 2019, më e madhe në histori, me 7500 atletë nga 190 vende që konkurrojnë. Ku natën e parë, dy djem nga Kosova morën një medalje ari dhe bronzi në garën e meshkujve. “Një moment i tillë i pabesueshëm!” thotë Gjidija.

Simbas faqes zyrtare të Olimpikes Speciale të Kosovës, thuhet se “SO Kosovo, është OJQ e cila merret me integrimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale në sport. Veprojnë qysh nga vitit 2003 dhe janë të akredituar edhe nga Olimpiada Speciale Ndërkombëtare.

Image

Edhe këtë vit thonë ata kemi kënaqësinë që jemi ne SO Kosovo të marrim pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore, në Abu Dhabi nga data 14 Mars-21 Mars 2019.

Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit në Abu Dhabi për 7 anëtarët e delegacionit të Kosovës janë mbuluar nga vetë organizatorët – Olimpiada Speciale Ndërkombëtare, përderisa shpenzimet e udhëtimit – fluturimit Prishtinë – Abu Dhabi dhe anasjelltas, së bashku me rekuizitat sportive, janë sponsorizuar nga Departamenti i Sportit, në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, sqaronë kjo faqe zyrtare.

“Për këtë mbështetje duhet falënderuar në veçanti drejtorin e këtij departamenti, Iber Alaj, dhe Afërdita Fazlijajn, zëvendësdrejtoreshë dhe udhëheqëse e Divizionit të Federatave Sportive, të cilët ishin ata që mbështetën pjesëmarrjen e delegacionit tonë.

Po ashtu falënderojmë Agron Gashin, menaxher i sportit për federatat sportive në këtë departament. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Fatlum Grajqevcin, menaxher në departamentin e sportit, i cili vullnetarisht ka shprehur interesimin dhe na ka ndihmuar neve stafit të SO Kosovo për t’i parapërgatitur atletët tanë në sportin e atletikës në kategoritë e lartpërmendura”, shprehet drejtoresha e SO Kosovo, per faqen zyrtare.

Image
Image

Atletët pjesëmarrës ishin: Anila Kastrati, Sheqir Vllasaliu, Ibish Zogaj dhe Qendresa Dili. Trajnere është Nora Potera, kurse mjeku përcjellës i delegacionit është Dr. Agron Dushi.

Kryesuese e këtij delegacionit, së Olimpiadës Speciale të Kosovës Igballe Asllani-Potera, presidente e SO Kosovo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat