E rëndë! Kontejneri i hekurt shtyp shqiptarin në Itali, nuk mbijeton dot

Diaspora

E rëndë! Kontejneri i hekurt shtyp shqiptarin në Itali, nuk mbijeton dot

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Itali.

Një person ka incident fatal, teksa po punonte.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa i vdekur ka mbetur një 60-vjeçar nga Dragashi me inicialet R.M.

60-vjeçari është shtypur nga një kontejner i hekurt brenda një kantieri detar, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur në Ortona dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, mjekët nuk ia kanë dalë dot.

Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit dhe Rojën Bregdetare, po zhvillojnë hetime për të mësuar se si ka ndodhur aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat