Dy kushërinj shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italianë pasi u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe armë zjarri.
Ngjarja për të cilën akuzohen mësohet se ka ndodhur më 9 shkurt, ku një grup shqiptarësh u zunë jashtë një lokali në Salsomaggiore.
Incidenti u shoqërua me të shtëna armësh nga njëri prej tyre, i cili ia mbathi menjëherë.
Të arrestuarit janë identifikuar si H dhe R.Mustafaj, të dy 32 vjeçarë.
Ata u arrestuan nga karabinierët nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shtënies me armë në vend publik.
Nga ana e policisë italiane vijojnë hetimet rreth shkaqeve të konfliktit të armatosur.