Korab Shaqiri viziton Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Diaspora

Korab Shaqiri viziton Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:19
Pamje nga vizita e Korabit

Korab Shaqiri është mirëpritur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Korab Shaqiri pas pritjes që iu bë në Amabasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe nga ajo vizitë.

Duke falënderuar për pritjen që iu bë, këngëtari njoftoi se tema për të cilën biseduan ishte mundësitë për bashkëpunim.

 

Postimi i Korabit:

“Një Kosovë në zemër të Londrës!

Sot isha mysafir në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, një mikpritje vëllazërore nga dy njerëz që aq bukur na përfaqësojnë para Anglisë dhe botës, janë këta: u.d. Heroina Telaku dhe z.Ymer Berisha! Biseduam gjatë për mundësitë e bashkpunimit dhe gjetëm një përkrahje të pakursyer! Ky takim nuk do të ishte i mundur pa njeriun më Pozitiv që e kam takuar në Londër z. Ramadan Berisha.

Kënaqësi e veçant dhe shumë falenderime për mikpritjen e ngrohtë.

Me respekt të veçant për punën tuaj të çmuar, K.SH”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat